TIRANE-Inspektoriati iInspektoriati i Shëndetti Publik konfirmoi sot dy raste të reja të vdekjes në vendin tonë nga gripi i derrit i njohur shkencërisht si virusi A/H1N1. Të dyja rastet vdekjes të shënuara ishin nga Shkodra duke cuar ne tre numrin e te vdekurve nga ky virus ne vend
Rreth mesditës u mësua se viktima e pare per diten e sotme me A/H1N1, një 47 vjecare nga Shkodra i cili vuante nga patologji të tjera.
Prej 5 ditësh 47 vjecarja, emri i të cilës nuk bëhet ende i ditur ishte shtruar në sanatoriumin e Tiranës pasi gjendja e saj ishte rënduar së tepërmi. 47 vjecarja që vuante prek kohësh nga hipertensioni në mushkri dhe hiperobeziteti ishte prekur dhe nga virusi i rrezikshëm i gripit. Gruaja me sëmundje kronike tek mushkrit nuk mundi ti bënte ballë virusit të A/H1N1 dhe humbi jetën sot në ambientet e sanatoriumit.
Pak pas pasdites ISHP konfirmoi viktimën e tretë në vend, sërisht nga Shkodra. Bëhej fjalë për një 53 vjecar me iniciale R.SH që ndodhej prej datës 6 Dhjetor në spitalin e Shkodrës dhe po kurohej nga gripi i tmerrshëm pasi u konfirmua nga analizat se ishte prekur nga ky virus. 53 vjecari humbi jetën sot dhe mjekët dyshojnë se vdekja është shkaktuar nga virusi A/H1N1. Mësohet se pacienti vuante nga pneumonia masive bilaterale, ndërsa është trajtuar prej 5 ditesh me tamiflu.
Viktimat e shënuara sot në Shqipëri vijnë pas rastit me 3 Dhjetor me vdekje të një 57 vjecari nga Sukthi i Durrësit. Edhe kjo viktimë, e para në vend vuante prej shumë kohësh nga tumori beninj i prostates si dhe kishte kaluar edhe Infarkt Miokardi të një forme të agravuar, megjithatë shkaku i vdekjes së tij ka qenë infeksioni me virusin A H1N1.
Gripi i derrit tashmë është evident në vednitn tonë. Deri më sot numërohen 310 persona të prekur nga virusi A/H1N1
Kujdesi
Duke sjellë në vëmendjen se rrezikshmëria e infeksionit nga virusi i ri pandemik A H1N1 është vecanërisht e lartë në pacientet me sëmundje kronike të zemrës, të mushkërive apo dhe me tumore Ministria e Shendetesise këshillon “të gjithe grupet e popullatës të konsideruara si grupe risku nga OBSH,dhe vecanërisht të sëmuret kronikë të tregojne kujdes maksimal duke u konsultuar e kërkuar ndihmën mjekesore në familje nga mjeku i familjes apo specialist në cdo rast që kanë shenjat klinike qofte edhe të një gripi të zakonshëm, pasi sic jeni ne dijeni rastet e infektuara me influence stinore apo me gripin e zakonshëm po shtohen me ritme te shpejta cdo ditë. Ministria këshillon gjithashtu evitimin në maksimum të mjediseve të mbi frekuentuara.”
Muaji nëntor dhe dhjetor kanë qenë dhe muaj ku është shënuar numri i rasteve më të shumta me gripin e derrit. Mosha mesatare e rasteve të prekura në total është 21 vjeç ndërsa e rasteve të ditëve të fundit është 17.5 vjeç. Shumica dërrmuese e rasteve janë konfirmuar në kryeqytet.
Popularity: 2% [?]




