Kategoria | Lajme

Grushton policin se i vuri gjobë

Qëlloi policin se nuk ishte dakord me gjobën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në rrugën kombëtare Fier-Ballsh. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Fierit, mësohet se është arrestuar me akuzën “goditje për shkak të detyrës” 36-vjeçari Kastriot Kapllanaj, lindur dhe banues në Fier. Rreth orës 20:00 të së mërkurës, Kapllanaj është ndaluar nga një patrullë e policisë rrugore, në afërsi të varrezave të Fierit. Sipas të arrestuarit, konflikti me policin rrugor ka nisur pasi ky i fundit ka prerë një gjobë pa arsye. Për këtë, 36-vjeçari jo vetëm që ka dalë nga automjeti për të kundërshtuar prerjen e gjobës, por është përpjekur që të ndalonte edhe dorën e policit që po shkruante. Gjatë kësaj përpjekjeje, konfirmohet se 36-vjeçari ka përdorur edhe grushtet. Ai e ka qëlluar policin në fytyrë, duke i shkaktuar atij fraktura. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa është bllokuar e arrestuar në të hyrë të qytetit të Fierit nga disa policë të rendit, të cilët ishin njoftuar për ngjarjen në radio. Polici i dhunuar ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit dhe ka shkuar më pas në komisariat për të bërë denoncimin. Por, sipas burimeve policore, edhe vetë polici është vënë nën hetim, pasi dhunuesi e ka akuzuar për veprime arbitrare.

Popularity: 1% [?]

6 Koment(e) Per Kete Postim

  1. agron Thote:

    policet duhet te tregohen me te kujdesshem ne mardheniet me shoferat.Ata duhet te perqendrohen vetem tek detyra dhe mos te jen provocus ne debatet njerzit,sepse ato sjellin te tilla pasoja.Personi per mendimin tim ka ber gabim qe ka qelluar policin.Une banoj ne greqi dhe me duket cudi se si mori guximin per ta qelluar policin.Mendoj se ne qoft se polici do ta kishte sqaruar iqete dhe pa acaruar gjerat nuk do te ndodhte kjo .

  2. Miri Thote:

    nuk goditet nje punonjes i policise .. me kete veprim i sjell shume te meta vetes .. ne vende te ndryshme te botes te veprosh si veprohet ketu shume e shume pasoja i mbart vetes. dhe kjo normalisht eshte ne dem te individit .. kushdo qofte ai ..
    por duke pas parasysh dhe faktin qe ne alb policet vetem polic nuk jane . dhe bashkohem me mendimin e parafolsit qe shume prej tyre jane provokues .. ofendues ne shume raste dhe madje vene dhe dore mbi popullin .. pa asnje motiv.. thjesht sepse ti mund ti kerkosh nje shpjegim per ate qe ai kerkon ata arrine deri ne goditje dhe personalisht kam qene deshmitar i te tilla ngajrjeve .
    pastaj nga ana tjeter shumica e shqiptarve .. sigurisht ata qe ndodhen ne alb nuk e perfaqsojne veten denjesisht dhe kultura tek ta ne shumicen e rasteve le per te deshiruar ..
    kjo sjell ne konflikte mes dy paleve ..
    uroj qe nje dite kjo te zgjidhet per te miren e secilit nga ne ..

  3. fatjon Thote:

    A edhe i jap faje edhe jo.une kam patur shume kontakte me policat e fierit shumicen e tyre e njohe se kame punuare shperndares picash dhe kame hasur shume probleme me ta.
    Me pake fjale ata nuke dine te sillen ne menyre qytetare,jane shume pa edukate dhe mendoje se do ta kete fyer rende ate personin qe ak kundershtuare policin.

  4. bledi Thote:

    policat ne shqiperi ndalojne qutetaret vetem per leke.ja ka bere mire policit se dhe duke pasur te drejt kerkojne gjera apsurde.vija nga italia me makine te gjitha dokumentat ne rregull dhe u detyrova ti jepja 20 euro se injoranca e policit nuk kishte fund.e bejne vetem per leke.korrupsioni ne shqiperi nuk ka fund.

  5. niko Thote:

    ky nuk esht nje problem iri me policat shqiptar pavaresisht se personi ne fjal ka ber gabim po me keta polica qe kemi ne ta pakualifikuar qe kemi ne kjo esht pak shum ngjarje kan ndodhur me policat shqiptar qe kan arritur der atje sa tu rrembejn qytetarve leket nga xhepi e shum ngjarje te tjera per mendimin tim te gjith policat shqiptar kan nevoj per kurse kualifikimi qe te mesojn rregullat e mirsjelljes e te njohin vet ligjet

  6. sokoli i gazetave Thote:

    mirre ja ka bere ….. sepse kote nuke te godet njeri

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com