Kategoria | Lajme

India: Nuk kthejmë eshtrat e Nënë Terezës

Ministria e Jashtme në Nju Delhi refuzon kërkesën e kryeministrit Sali Berisha, që eshtrat e Nënë Terezës të prehen në Shqipëri. Shqiptarja Nëna Terezë,e cila u shpërblye me Çmimin Nobel për Paqe, e mori shtetësinë e Indisë në vitin 1951. Reagon dhe Kisha katolike indiane: Vendimi do gëzojë banorët e Kalkutës të cilët ishin të zemëruar nga kërkesa.

NJU DEHLI- India refuzon kërkesën e Qeverisë së Shqipërisë që t’i kthejë eshtrat e Nobelistes Nënë Terezë, pasi ajo është shtetase indiane. Vendimi është mirëpritur në të gjithë Indinë, ku Nënë Tereza jetoi dhe ndihmoi të varfërit.
Zyra e ministrisë së Jashtme tha sot se Nënë Tereza ishte shtetase indiane dhe nuk ka asnjë kërkesë për kthimin e eshtrave të saj.

“Nënë Tereza ishte shtetase e Indisë dhe ajo prehet në vendin e saj, në tokën e vet”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Vishnu Prekash.

Shqiptarja Nëna Terezë, e cila u shpërblye me Çmimin Nobel për Paqe për punën e saj me më të varfrit, e mori shtetësinë e Indisë në vitin 1951.

Reagimi vjen pak ditë pasi kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se qeveria e tij do t’i intensifikojë përpjekjet për t’i kthyer eshtrat e Nënë Terezës para 100-vjetorit të lindjes së saj, në gusht të vitit të ardhshëm.

Deklarata është mirëpritur edhe nga Konferenca e Peshkopeve Katolike ne Indi (CBCI) e cila nga ana e saj tha se kisha do të donte që eshtrat e saj të mbeteshin në Indi.

“Kisha Katolike mirëpret përgjigjen e Ministrisë së Puneve të Jashtme s e Nënë Tereza ishte një shtetase e tërë indiane. Ne do donim që eshtrat e saj të mbeten në Indi” tha zëdhënësi I CBCI reverendi Babu Joseph. Kisha thotë: Nënë Tereza gjatë gjithë jetës ka pasur lidhje të forta me të gjitha shoqëritë indiane dhe ajo është respektuar nga i gjithë vendi. Dhe kjo ishte një marrëdhënie e ngushtë, si mes femijes me te emen, qe Nene Tereza kishte krijuar me indianët dhe kjo
nuk mund të neglizhohet.

Përgjigjja e Ministrisë gjithashtu- thotë Kisha- do të gëzojë të gjithë banorët e Kalkutës të cilët ishin të zemëruar nga kërkesa për kthimin e eshtrave në Shqipëri.

“Ajo mund të ketë qenë shqiptare. Por ajo u bë Nënë Tereza nga puna e saj në Kalkuta. Ajo erdhi në Indi dhe zgjodhi Kalkutën si shtëpine dhe vendin e punës së saj. Ajo jetoi atje me zgjedhjen e saj, dhe gjithashtu vdiq atje. Prandaj mendoj se në respect të kujtimit të saj eshtrat duhet të lejohen të qëndrojnë këtu” deklaroi Mahasëeta Devi, fituese e cmimit letrar Magsaysay.

E lindur në Shkup në vitin 1910, si Agnesë Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza mbërriti në Indi në vitin 1929 dhe ua kushtoi jetën të sëmurëve dhe më të varfërve.

Ajo e mori emrin e ri pasi u shpall murgeshë në vitin 1930, ndërsa në vitin 1950 e themeloi urdhrin, i cili përkujdeset për fëmijët, të moshuarit, si dhe për ata që vuajnë nga leproza dhe AIDS-i.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com