Kategoria | Lajme

“Ish-gruaja me ngriti kurthin”

Gjysme i perkulur dhe me nje ze te pervuajtur, Thoma Marini ka hyre ne sallen e gjyqit te Gjykates se Fierit i mbajtur nga krahu prej dy efektiveve te policise. Here pas here ankohej per semundjen e tij, ndersa gjyqtarja Lindita Sinani degjonte prokurorin e ceshtjes, Clirim Sina, i cili fajesonte 75 vjecarin per ngacmimet seksuale te se mitures 13 vjecare qe kishte ardhur si turiste nga Italia ne Libofshe. Ne nje bisede te shkurter qe patem me te moshuarin, ai tregon historine e jetes dhe ben pergjegjese per kete situate ish-gruan. Gjykata e Fierit ka cilesuar ndalimin e 75-vjecarit si te paligjshem, por e ka lene ne 20 dite burg deri ne konkluzionet perfundimtare te prokurorise per te provuar akuzen e “tentatives se kryerjes se marredhenieve seksuale me te mitura”.

“Une nuk kam bere asgje me femijen. Jam i moshuar dhe i semure. Kete kurth ma ngriti ish-gruaja ime, sepse me kerkonte leke edhe pas divorcit prej 12 vitesh”, thote Thoma Marini per gazeten “KJ”. Tregon se gjate gjithe jetes ka punuar si traktorist dhe merr nje pension prej 10 mije lekesh ne muaj. “Gruan e kam ndare se kerkonte shume leke nga une. Pas viteve 90-te u semura bera operacion ne Tirane. Nuk kisha leke dhe mora borxh tek te afermit per operimin. Ndersa nisa te shlyeja borxhet, gruaja me kerkonte para, keshtu qe e ndava. Ajo eshte personi qe me futi ne kurth me vajzen 13 vjece, pasi une nuk kam bere asgje me te. Jane te gjitha genjeshtra”, ka pohuar i moshuari per gazeten.

Seanca gjyqesore eshte zhvilluar me dyer te mbyllura. Prokurori i ceshtjes, Clirim Sina, ka paraqitur te gjithe dokumentacionin dhe provat, duke kerkuar “arrest me burg”. Avokati mbrojtes i 75 vjecarit, Toto Avdia, pretendoi arrestimin e paligjshem te Marinit dhe lirimin ne sallen e gjyqit per shkak te moshes se thyer dhe pabesueshmerise per nje akt te tille. “Vete mosha e te dyshuarit flet per pamundesine qe ai te kryej nje akt te tille”, ka thene avokati para trupit gjykues. Ndersa vete Marini eshte shprehur se ky ishte nje kurth i ish gruas se tij me te cilen ishte ndare. Trupi gjykues i kryesuar prej Lindita Sinanit, pasi ka degjuar te dyja palet, vendosi si te paligjshem ndalimin e 75 vjecarit, por e ka lene ne “arrest me burg” per 20 dite, deri ne zbardhjen e plote te ngjarjes.

Arrestimi pas deshmise se vajzes

Mesditen e se shtunes, nje fugon i grupeve te gatshme te policise se Fierit zbarkoi ne qender te komunes se Libofshes. Ata kane hyre ne nje ndertese dy kateshe, ku banonte Thoma Marini dhe familja Ferra. Uniformat blu i komunikuan ndalimin te moshuarit per ngacmimet seksuale ndaj fqinjes se tij 13 vjecare qe kishte ardhur me pushime tek kusheriri i babait te saj, i cili eshte emigrant i rregullt prej vitesh ne Itali. Vajza kishte rrefyer se i moshuari i kishte dhene 500 leke duke e ngjitur ne katin e dyte, ku dhe e ka zhveshur me qellim kryerjen e marredhenieve seksuale. Kusheriri e kishte kerkuar gjithandej dhe e ka gjetur ne familjen Marini te mituren. Menjehere pas kesaj ka ardhur denoncimi ne polici.

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu