Kategoria | Lajme

Etiketat : , ,

Itali, bllokohet gomonia me mbi 300 kg drogë.

Guardia di Financa italiane thotë se në operacionin e arrestimit të 4 skafistëve shqiptarë janë vënë dhe një helikopter dhe një avion. Droga, 316 kg marijuanë kishte mbërritur në brigjet përtej Adriatikut nga kanali i Otrantos.

LECE-Një gomone e cila transportonte mbi 3 tonë marijuanë është sekuestruar nga Guardia di Financa italianë në kanalin e Otrantos, që lidh Shqipërinë me Italinë. Policia thotë se ka ndaluar 4 skafistët, shqiptarë të cilët po udhëtonin me gomone gjatë orëve të natës së të premtes duke u gdhirë e shtuna. Media italiane shkruan se skafistët duke përfituar nga errësira po tentonin të zbrisin sasinë e lëndës narkotike në brigjet salentine. “Një skenë e riparë, në fillim të viteve ’90”- përshkruan media italiane.

Katër skafistët shqiptarë, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur ende kanë tentuar të arratisen duke ndezur motorin e gomones për tu larguar, por janë arrestuar nga Guardia di Financa. Në ndjekje janë vënë dhe një helikopter dhe një avion. Në bordin e gomones janë gjetur 316 kg marijuanë ndërsa janë arrestuar 4 shqiptarët.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com