Kategoria | Lajme

Etiketat : , ,

Kanosi policin, pranga 34-vjeçarit

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar për kundërshtim të forcave të rendit. Ka qenë mbrëmja e ditës së hënë kur Altin Haka, 34 vjeç, banor i lagjes “1 Maji”, është përballur me një nga efektivët blu të Komisariatit të Fierit. Efektivi i policisë, me detyrë specialist i parandalimit të krimit dhe policimit në komunitet, ka shkuar me shërbim në lagjen “1 Maji” të qytetit për të ushtruar
një kontroll në terren në lidhje me një detyrë të ngarkuar nga eprorët e tij. Aty ai është përballur me 34-vjeçarin, në afërsi të një lokali. Nuk dihet nëse efektivi i policisë dhe i riu Altin Haka kishin pasur debate edhe më parë, por ajo që është e provuar tashmë është konfrontimi i së hënës, gjatë të cilit punonjësi i policisë është ofenduar dhe kërcënuar. Polici i ka thënë atij se duhej që ta shoqëronte në komisarit për një verifikim, por ky i fundit jo vetëm që e ka kundërshtuar shoqërimin në komisariat, por edhe e ka kanosur atë. Menjëherë kolegët e specialistit të parandalimit të krimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier ka bërë arrestimin në flagrancë të 34-vjeçarit tashmë të akuzuar për dy vepra penale: “kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe “kanosje për shkak të detyrës”.

Popularity: 1% [?]

6 Koment(e) Per Kete Postim

  1. elona Thote:

    Policat keto kohera te arrestojne per te mar ndonje lek se nuk ju del rroga e punes.

  2. Toni Thote:

    te thone hajde per verifikim pastaj te thyejne brinjet brenda…po kur del ai me brinje te thyera ku vete polici.?

  3. Aguri Thote:

    hahahaha o Toni po sot ligjin e ka Maliqi momentalisht Maliq eshte Polici ne fjale edhe mbaroi muhabeti

  4. fadil Thote:

    po edhe policet jan njerzi o njeri po mos e teproni ju shok polic janlutjet e mija

  5. florian Thote:

    kush esht aj shkerdhat se po kanos policin duhet te burgoset po te ishte koha e xhaxhit nuk do te vepronte keshtu

  6. soida Thote:

    po cthoni mo cuna se policat jane kthyer ne lypsa tani e kane zhvleresuar uniformen te vjen zor ti respektosh

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com