Nje i ri 25-vjecar dyshohet te jete nje falsifikator eurosh. Ai eshte vene ne pranga nga blute e Fierit dhe pritet qe nga deshmite te dalin te dhena te reja per menyren se si ai e depertonte ne treg monedhen evropiane. Edmond Bajramaj banues ne Drenove te Mallakstres u kap me 320 euro te falsifikuara te prerjeve 20 Euro. Ai u vu ne ndjekje nga inspektoret e Seksionit Kunder Krimit Ekonomiko - Financiar ne Drejtorine e Policise Qarku Fier. Mesohet se ky shtetas per nje periudhe kohe survejohej nga strukturat e policise dhe ne baze te informacioneve te grumbulluara ne rruge operative eshte vertetuar se qarkullonte ne treg Euro te falsifikuara. Pikerisht nga keto te dhena, 25 vjecarit i eshte bere nje kontroll i befasishem ne banese. Sipas policise ai eshte kapur ne flagrance me nje sasi eurosh te falsifikuara, te prerjeve 20 euro. Ato jane sekuestruar me cilesine e proves materiale, nderkohe qe dokumentet procedurale i kaluan Prokurorise se rrethit gjyqesor per veprime te metejshme hetimore.




