Kategoria | Lajme

Etiketat : , ,

Lagjet e qytetit, nën baltë e pellgje uji

Bashkia premton investime gjatë vitit 2009. Ekzistojnë projektet e rikonstruksionit të rrugëve të brendshme

Infrastruktura rrugore në lagjet e qytetit të Fierit mbetet problematika kryesore për komunitetin. Më problematikja është lagjja “Kryengritja e Fierit”, dhe ajo “Liri”, të cilat ndodhen vetëm pak metra larg qendrës së qytetit dhe ngjitur me rrugën kryesore. Janë mbi 4000 banorë të këtyre lagjeve, të cilët janë të izoluar për shkak të shkatërrimit të rrugëve. Vizitori i parë që vjen në këto lagje ndeshet me një infrastrukturë të shkatërruar. Rrugët janë të pakalueshme jo vetëm nga banorët, por edhe nga mjetet e tyre. Ato janë gjithë gropa të mbushura me ujë, puseta të vjedhura, trotuare, të cilët nuk duken si të tillë e që tregojnë se në këto rrugë asnjëherë nuk është investuar. Prej vitesh me radhë, mungojnë investimet e bashkisë për të bërë të mundur zgjidhjen e këtij problemi. Blloqe pallatesh janë bërë problematike prej shumë vitesh, ku kërkesat e banorëve nuk kanë munguar për të përmirësuar situatën. Por nga bashkia nuk janë bërë kanalizimet dhe shtrimi i tyre. Uji dhe balta shkon deri te banesat, ku shpeshherë banorëve u është dashur të ndërhyjnë vet në mënyrë primitive, duke vendosur gurë për t‘u futur në shtëpi. Po në situatë të ngjashme, pa rrugë dhe me baltë deri pranë dyerve të shtëpive, gjenden edhe banorët e lagjes “Liri” të qytetit të Fierit. Te kjo lagje, përveç infrastrukturës së munguar që ka sjellë baltë, dimër e verë mungon edhe ndriçimi. Gjatë orëve të mbrëmjes dhe të natës aty është e vështirë të kalosh. Kreu i Bashkisë, Baftjar Zeqaj, jo vetëm që ka pranuar me keqardhje mungesën e investimeve në këto segmente dytësore të lagjeve qendrore të Fierit, por ka pohuar se “investimi në këto rrugë është i vonuar”. Sipas tij, rruga e lagjes “Liri” dhe “Kryengritja e Fierit” do të rikonstruktohen gjatë muajit shkurt. Për këto dy lagje ekzistojnë projektet në zyrën e zhvillimit të Bashkisë dhe në buxhetin e vitit 2009 është parashikuar ndërhyrja me investime.

Popularity: 1% [?]

1 Koment(e) Per Kete Postim

  1. Redion Thote:

    Para 3 javesh isha ne qytetin tone te dashure te Fierit. Shikoj qe ka ndryshime por keto jane te lidhura vetem me ndertime pallatesh. persa i perket rrugeve ato mbeten jashte mase problematike sidomos hyrja e qytetit kur vjen nga ana e Tiranes eshte per te ardhur keq.Nje tjeter paradoks eshte se ndertuesit e pallateve te rinj nuk i perfundojne ato deri ne fund. Psh shikon poshte tyre materiale ndertimi dhe plehra te pasistemuara dhe te lena gjithandej pa kurrfar kujdesi per sigurine e publikut.Shpresoj qe dikush te nderhyj sa seshte teper vone.Nuk do zgjatem me shume ju uroj fat te gjitheve

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com