Kategoria | Lajme

Lehtesim procesit te vizave

Konsulli i ri italian ne Vlore, ka bere dje prezantimin e tij dhe ne qytetin e Fierit. Gjate takimeve te bera ne Fier, ai ka premtuar se do te mundohet qe te krijoje lehtesira per te gjithe bizneset dhe perfaqesuesit e tyre. Sipas Sergio Stazzit, ne kete rreth ka nje numer te madh biznesesh italo-shqiptare dhe ky bashkepunim i mire duhet te vazhdoje dhe me shume, me qellim per t’u bere me te njohura ne te dy vendet, vecanerisht ne Itali.

Lehtesimi

Gjate takimeve te bera me autoritet lokale, konsulli italian ka deklaruar se, eshte duke u punuar per te lehtesuar punen dhe shkurtimin e kohes se pritjes dhe procedurat, kjo dhe ne kuader te marreveshjeve. “Atehere per sa i perket sherbimeve konsullore po punohet per permiresimin e ketyre sherbimeve konsullore, per shkurtimin e kohes se pritjes dhe duke shpresuar per me te miren. Domethene se ne jemi drejt permiresimit dhe kjo eshte pare edhe ne ate cka ka thene edhe ministri Fratini, ne viziten e tij ne liberalizimin e vizave ku do aspirohet . “Atehere falenderoj pikesepari autoritet lokale te Fierit, dhomen e tregtise dhe industrise Fier, komunitetin e Fierit dhe gjithsesi mendoj se kjo do te jete vizita ime e pare dhe ne vazhdim te vizitave te tjera me tej”, ka thene Stazzi. Sipas tij, “per sa i perket sektorit te dyte te rendesishem eshte sektori kulturor per te cilin kam vene re qe dy kulturat, ajo italiane dhe shqiptare jane shume te aferta me njera-tjetren dhe qe duhet vleresuar. Kultura italiane njihet shume ketu dhe mendoj se duhet bere dicka me teper per te pasqyruar kete kulture, aq me shume ne rajonin e jugut te vendit”.

Vizita

“Para se gjithash ju falenderoi per rajonin e Fierit, gjithe autoritetet lokale per kete viziten time. Une jam konsulli i ri i Konsullates Italiane ne Vlore. Kam ardhur para dy muajsh dhe e kisha te domosdoshme viziten time ne Fier, pasi eshte nje qytet i rendesishem per sa i perket marredhenieve dypaleshe Shqiperi-Itali. Me prefektin, kryetarin e qarkut dhe kryetarin e bashkise pas ketij takimi qe patem, menjehere rame dakord dhe gjetem nje bashkepunim te menjehershem per sa i perket zhvillimit te rajonit dhe projekteve te ardhshme. Ne vecanti per sa i perket qytetit te Fierit raportet ekonomike jane edhe prioritet i konsullates se pergjithshme te Italise, qe une drejtoj.

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu