Kategoria | Lajme

Mbyllet Qeveria “2005”. Berisha

Nje sukses, Por, kabineti ri do jetë kompleks, jane fjalet qe Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha citoji ne mbledhjen e fundit te qeverise.
Mbyllet Qeveria “2005”. Berisha: Nje sukses. Por, kabineti ri do jetë kompleks

• I jane dashur vetem 25 minuta kryeministrit Berisha qe te permbledhe punen e qeverise 2005-2009. Ne prag te zyrtarizimit te kabinetit te ri, qe sipas Berishes “do jepet plot me supriza”, kryeministri theksoi reformat me te medha qe shenoi vendi yne ne planin diplomatik, ekonomik, politik.

TIRANE-Qeveria Berisha mbylli mandatin sot në mesditë për ti hapur rrugë krijimit të qeverisë së re, frut i zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit. Në një mbledhje të fundit me ministrat e tij që zgjati plot 25 minuta, Berisha bëri nj analizë të qeverisë së tij 2005-2009, ndërsa theksoi se qeveria e re do të jetë plot me surpriza.
Në mbledhjen e fundit të këtij kabineti qeveritar sot në mesditë, kryeministri Sali Berisha tha se këto katër vite ishin vitet e reformave të mëdha në vend. Në mbledhjen e sotme, Berisha ka analizuar reformat e ndërmarra në çdo sektor, duke theksuar në aspektin e integrimit, veçanërisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Sipas Berishës, kompakte dhe e suksesshme ishte arritja më e madhe e qeverisë së tij, anëtarësimi në NATO. Duke folur në planin diplomatik, ai konsideroi si arritje të madhe, punën e bërë nga qeveria e tij për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Në aspektin ekonomik, Berisha vecoi rritjen e madhe të pagave kurse në infrastrukturë, sic cilësoi kryeministri “ndërtimin e rrugës së artit, autostradën Durrës-Kukës-Morinë që ka shënuar një sukses tjetër të madh të qeverisë”.
Qeveria në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rialokimin e fondeve në buxhet. Sipas kryeministrit, një vendim i tillë merret për të mos lejuar falsifikimet në investime.

Gjatë analizës 25 minutëshe, Kryeministri ka folur edhe për krijimin e qeverisë së re që pritet të zyrtarizohet sot pasdite rreth orës 18:30 minuta. Duke folur për qeverinë e re, Berisha tha se kompozimi i kabinetit do të jetë kompleks, tashmë kur pranë PD-së është ofruar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Kjo është arsyeja theksoi Berisha që disa ministra që sot janë të ulur në karriget e kabinetit qeveritar, nuk do të jenë më. Duke shprehur mirënjohjen ndaj ministrave që nuk do të jenë më ministra Berisha vuri në dukej se kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë punuar. Arsyet që më detyrojnë të bëj ndryshime është se kompozimi i qeverisë së dytë do të jetë edhe më komplekse”.
Madje në batutat që hodhi me gazetarët, Berisha shtoi se nuk do të bëjë të ditur momentalisht asnjë emer të ri, pasi vetëm pak orë e ndajnë median nga surprizat që do të ketë kabineti i ri
Sipas Berishës po sot në mbrëmje ai do të bëjë të ditur edhe prioritetet që do të ndjekë qeveria e re gjatë punës së saj 4 vjecare.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com