Kategoria | Lajme

Etiketat : , , , ,

Në emër të shoqatës, mashtroi duke përfituar mbi 12 milionë lekë

VLORE – Mashtron në emër të shoqatës, përfiton mbi 12 milionë lekë të reja. Policia e Vlorës bëri të ditur historinë e Enver Bregasit, 45-vjeçarit nga Fieri, i cili kishte mundur të mashtronte persona dhe ente të ndryshme, duke u hequr si person që merrej me projekte të rëndësishme. Sipas policisë së Vlorës, Bregasi, banues në lagjen “Apolonia” të Fierit akuzohet për veprën penale të mashtrimit për përfitime personale. “Bregasi, në cilësinë e përfaqësuesit të shoqatës ‘Demokracia dhe Zhvillim Social Publik në Tiranë, nëpërmjet mashtrimit u ka marrë disa shtetasve ose enteve të ndryshme shuma të konsiderueshme lekësh. Në total shuma kap shifrën prej 12.712.176 lekë të reja, me qëllim realizimin e disa projekteve dhe më pas përfitimin për bërjen e disa rrugëve në rrethin e Vlorës”. Gjykata ka lëshuar urdhrin e ndalimit për Bregasin pas denoncimit që kanë ndaj tij personat e mashtruar në polici dhe prokurori. Ata kanë pritur për zbatimin e projekteve, por kjo nuk ka ndodhur, ndonëse parët ishin marrë prej kohësh. Pas verifikimit të ankesave gjykata vendosi nxjerrjen e urdhrit të arrestit për Bregasin, urdhër i cili u ekzekutua ditën e djeshme. Enver Bregasi është izoluar në komisariatin e policisë së Vlorës, ku pritet të merret në pyetje për veprën penale për të cilën akuzohet. Policia ka qenë e rezervuar dje në deklarimet e detajuara, duke pohuar se çështja është në duart e prokurorisë, e cila ka kërkuar dhe arrestimin e Bregasit. Shuma e përfituar prej tij është e konsiderueshme dhe po hetohet nëse vetëm 45-vjeçarja është autori i mashtrimit apo dhe përfaqësues të tjerë të shoqatës, ku ai deklaronte se ishte anëtar.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com