Kategoria | Lajme

Në pranga tre policë dhe dy punonjës të KPTHN-së

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm: Hetimi për këtë grup kishte nisur prej pesë javësh. Tre policë dhe dy punonjës të kombinatit të përpunimit të thellë të naftës në ballshkanë përfunduar në prangat e policisë, pasi janë kapur duke vjedhur karburant. Operacioni i koduar “Gazoil” është organizuar nga sektori kundër krimit financiar në drejtorinë e policisë së Qarkut Fier, nëbashkëpunim edhe me SHKB-në.
“Nga ky operacion janë vënë në pranga Taulant Çela, 33 vjeç, banues në Mallakastër, Ahmet Metohu,
44 vjeç, banues në Ballsh, me profesion polic me kontratë në KPTHN Ballsh, Genci Mahmutaj, 34 vjeç,
banues në Fier, me detyrë polic me kontratë në KPTHN Ballsh, Viron Pashaj 33 vjeç, përgjegjës turni në
pikën e shitjes së lëndëve djegëse në KPTHN Ballsh, dhe Ilir Shehaj, banues në Fier, me detyrë polic”,
tha grupi hetimor. Të gjithë këta persona kanë kryer veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim me
njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën e ruajtjes së reparteve të prodhimit e të shitjes së lëndëve
djegëse në KPTHN Ballsh. Burimet zyrtare të policisë së Fierit bëjnë të ditur për “Shqip” se ka qenë një
hetim i Shërbimit të Kontrollit të brendshëm që ka çuar në zbulimin e këtij grupi. Ndërkohë, burimet
nga SHKB-ja deklarojnë se pesë javë hetime intensive kanë çuar në zbërthimin e rrjetit të vjedhësve, të krijuar mes policëve me kontratë të KPTHN-së, si dhe punonjësve të kësaj të fundit. Zëdhënësja e policisë së Qarkut të Fierit, Valbona Meço, ka thënë se operacioni u zhvillua rreth orës 12:00 të mesditës së enjte. Burimet zyrtare të SHKB-së së Fierit bëjnë të ditur se agjentë të këtij seksioni kishin marrë informacionmbi rrjetin e vjedhësve të naftës, krijuar në KPTHN-në. “Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, të pesë të arrestuarit, që nga shefi i repartit të shitjes së gazoilit, punonjësi, si he tre policët, kanë arritur që gjatë punës së tyre të mbushin 50 bidonë me nga 30 litra gazoil secili. Kjo sasi është vjedhur në repartin e shitjes së gazoilit. Të 50 bidonët janë gjetur
në repartin e shpërndarjes së karburantit dhe të gjithë kanë qenë të mbushur me gazoil. Tashmë
janë sekuestruar si provë materiale”, kanë thënë burimet nga SHKB-ja e Fierit. Gjithashtu, këto burime tregojnë se nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ka rezultuar se për të kryer vjedhjen, të arrestuarit kanë përdorur tuba, si dhe një karrocë dore. Po ashtu, si prova materiale, policia ka sekuestruar edhe tri automjete që kanë rezultuar pronë e të arrestuarve. Drejtues të policisë së Qarkut Fier janë shprehur se së bashku me tri automjetet personale të të arrestuarve është bllokuar edhe një autobot, që mendohet se herë të tjera është mbushur në degën e shitjes dhe është shitur për përfitime personale
të të arrestuarve. Pak muaj më parë, SHKB-ja e Fierit ka vënë në pranga shtatë punonjës dhe policë
të KPTHN-së, të cilët janë gjetur duke vjedhur naftë. Madje, për të garantuar vjedhjen, personat e
sipërcituar kanë arritur të ndërpresin edhe energjinë elektrike në KPTHN për disa orë. Sipas burimeve
të policisë mësohet se pavarësisht materialeve që i janë përcjellë prokurorisë, hetimi po vijon. Ndërkohë, policë të KPTHN-së së Ballshit kanë thënë se prej tre muajsh nuk janë paguar për punën e
tyre. Sipas policëve, që punojnë me kontratë për të ruajtur KPTHN-në, konfirmohet se shkak i mospagesës së tyre janë bërë burokracitë në Drejtorinë e Policisë. Madje, tri ditë
më parë, shumë punonjës policie kanë debatuar dhe janë konfrontuar me zyrtarë të seksionit të financavenë Policinë e Fierit.

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu