Kategoria | Lajme

Etiketat : , ,

Patos, dy tonë municione kërcënojnë ende fshatin Grizë

Ekspertët e ushtrisë mendojnë që të bëjnë demontimin në repartin që ndodhet pranë shtëpive. Në repartin ushtarak nr. 4032 të Grizës, që ndodhet vetëm një kilometër larg qendrës së Patosit dhe shtatë kilometra larg qendrës së Fierit, gjenden ende municione ushtarake të rrezikshme. Më shumë se dy tonë municione të llojeve të ndryshme janë të depozituara prej vitesh në këtë repart. Sipas drejtuesve të repartit, mësohet se ekzistenca e kësaj sasie të madhe municionesh vjen për shkak të rrezikut të transportit të tyre. Ushtarakët e repartit 4032 të Grizës, të cilët nuk pranojnë të identifikohen, shpjegojnë për gazetën “Shqip” se pjesa më e madhe e municioneve që gjendeshin në repart janë transportuar drejt Poliçanit. Gjatë tetorit të vitit 2008, automjete të shumta ushtarake kanë qarkulluar në fshatin Grizë, që ndodhet vetëm 100 metra larg këtij reparti dhe mësohet se kanë zhvendosur pjesën më të madhe të municioneve. Ushtarët në shërbim, në hyrjen e repartit të Grizës, si dhe oficerët e tjerë të lartë të repartit shpjegojnë se është pastruar pjesa më e madhe e magazinave të municioneve, por brenda tyre ekzistojnë ende mbi dy tonë municione të ndryshme, të cilat i janë nënshtruar një kontrolli të imtësishëm. “Janë vërejtur se municionet që kanë mbetur janë në gjendje jo të mirë teknike dhe se gjatë transportit mund të shpërthejnë. Demontimi i tyre është vendosur të kryhet në mjediset e repartit. Pritet që këtë proces ta kryejnë e shoqërojnë deri në fund specialistë të ushtrisë”, thonë drejtues të repartit nr. 4032. Tetorin e vitit të kaluar, banorët e fshatit Grizë shprehën shqetësim për praninë e shumë mjeteve ushtarake në rrugët e fshatit. Ashtu si tre muaj më parë, edhe sot, banorët thonë se janë të frikësuar. Ata kërkojnë që qeveria të marrë masat në mënyrë të menjëhershme dhe të japë siguri për ta. Ndërkaq, prefekti i Fierit, Shahin Bejdaj, thotë se pas komunikimeve që ka pasur gjatë ditëve të fundit të vitit të kaluar me drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, është informuar se po kryhet zhvendosje municionesh nga reparti i Grizës drejt Poliçanit. Ndërsa dje, prefekti u shpreh se nuk ka asnjë të dhënë për rrezikun, por pranon se ekzistojnë ende sasi të larta me municione në këtë repart, që do të zhvendosen gradualisht dhe në prani të specialistëve. Reparti 4032, që ka varësi nga Baza Ushtarake e Beratit, është klasifikuar si një nga zonat me rrezik shpërthimi municionesh nga inspektimet e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Pas shpërthimit të ndodhur në Gërdec u kërkua që Griza të pastrohej nga municionet, por ky proces nisi gjatë muajit tetor.

Popularity: 1% [?]

1 Koment(e) Per Kete Postim

  1. Bajrami Thote:

    oh shqiptar eh magar zduhet tegjith depot mejtregu neh komjut dheh sduhet tegjith armatimin meshkatrru duhet mepas depo mearmatim anashte podoni tegjith tishkatrroni dikur mavon menajci nanen serbi dhe greki seh shqiptart kemi arru seh serbi memujt dheh greki namaron krejdve shqiptarve sapun rrnoft shqiptnija dheh shqiptart duhet mepas armatimin erih meble tana tvjetrin meshkatrru or shqiptar mushu neh mend.

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com