Kategoria | Lajme

Perdor te mitur hajdute, furnizon dyqanin e tij

Fier- Grupi i te miturve ne kerkim, per bastisjen e 8 kioskave ne qytetin e Fierit. Agjentet fusin ne kurth kapon e ketij rrjeti gjate operacionit te koduar “Kioskat”. Burime zyrtare bene me dije se ndaluan te dyshuarin Grigor Papuciu, i cili shfrytezonte dy 15-vjecare per te kryer vjedhje ne qytet. Pas hetimit te kryer eshte bere zbulimi i tre prej ngjarjeve, ndersa per pese te tjera u deklarua se kishin mbetur ne tentative. Por per te arritur deri tek 44 vjecari, agjentet ndaluan disa dite me pare nje te mitur me inicialet V. A., banues ne Levan, i cili ka rrefyer per funksionimin e rrjetit. Ne grup dyshohet se ben pjese edhe 15 vjecari S. M., i shpallur ne kerkim. Dyshohet se ata kane vjedhur me thyerje kioskat e tre personave, duke marre nje sasi lekesh dhe malli. Mesohet se Papuciu ka nje dyqan ushqimor ne Fier dhe pasi perdorte te miturit, ua merrte mallin dhe e shiste ne dyqanin e tij. Ndaj 44-vjecarit eshte ngritur akuzat e “vjedhjes ne bashkepunim te pasurise se tjetrit” dhe “pervetesimit te mallrave te vjedhura”.

Popularity: 1% [?]

1 Koment(e) Per Kete Postim

  1. elona Thote:

    Sa turp ky djali perdor femije mizerje fare! nese do te vjedhesh shko e vidh vet jo femijet!!!

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com