Kategoria | Lajme

Përfshihet nga flakët një pus nafte i ndaluar

Një pus nafte në zonën e Ofiçinës së Vjetër është përfshirë nga flakët e një zjarri gjatë mbrëmjes së të dielës. Zjarri është sinjalizuar në stacionin e zjarrfikëseve të Fierit rreth orës 18:00. Ndërkohë, policia nuk ka treguar gatishmëri për faktin e vetëm se të gjithë efektivët blu ishin vendosur në stadiumin “Loni Papuciu”, ku zhvillohej ndeshja e futbollit Apolonia-Lushnja. Zjarrfikësit e Patosit kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes, por me vonesë, pasi mjeti i vetëm që ka ky stacion nuk ishte i furnizuar me karburant. Banorët e zonës, si dhe punonjësit e naftës kanë luftuar me flakët për afro një orë e gjysmë, deri sa ka mbërritur zjarrfikësja. Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se zjarri është identifikuar në periferi të Sektorit të Naftës, ndërkohë që është përhapur në një sipërfaqe të madhe, duke djegur ullishta dhe duke depërtuar në territorin e brendshëm të ndërmarrjes së naftës. Bëhet e ditur se është përfshirë nga flakët një pus nafte, që fatmirësisht ka qenë i fondit të ndalur. Mbërritja e mjetit zjarrfikës ka ndikuar në lokalizimin e flakëve që përparonin. Situata është vënë nën kontroll pas orës 22:00 të mbrëmjes. Forcat e Postës së Policisë së Patosit janë angazhuar për shuarjen e flakëve të zjarrit vetëm pas përfundimit të ndeshjes së futbollit në Fier. Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe forca të tjera të Komisariatit të Fierit.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com