Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një përleshje me armë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen Sheq i Madh, kur 28-vjeçari Angjelo Sado nga Vlora është konfliktuar me dy të rinj nga Fieri. Pas një debati të ashpër mes tyre, 28-vjeçari nga Vlora, ka qëlluar me pistoletë duke lënë të plagosur shtetasit, Amarildo Isufi 23 vjeç, Tomor Jaro 48 vjeç, Gentian Mata 30 vjeç dhe Ahmet Isufi 45 vjeç. Menjëherë pas kësaj ai është larguar në drejtim të qytetit të Vlorës. Policia e cila u vu në ndjekje ka mundur të gjejë vetëm automjetin e braktisur gjatë rrugës. Ai është shpallur person në kërkim dhe akuzohet për vrasje në tentativë.
Popularity: 2% [?]




