Kategoria | Lajme

Përmbyset në kanal makina me 4 veta, askush s‘i ndihmon

Katër të rinj nga fshati Petovë i rrethit të Fierit janë aksidentuar rëndë në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ndërsa kanë qenë duke udhëtuar në autostradën Lushnjë-Fier. Shkak mësohet të jetë bërë shpejtësia me të cilën udhëtonin të rinjtë. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Fierit, rreth orës 00.20 pas mesit të natës është sinjalizuar nga drejtues të rastësishëm mjetesh se në autostradën Lushnjë-Fier, pranë fshatit Vajkan, një automjet është përmbysur në një kanal anës rrugës. Menjëherë uniformat blu të Komisariatit të Fierit dhe të Lushnjës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar mjetin e tipit “Volkswagen” me targa italiane, të përmbysur në një kanal, ku asnjë person nuk kishte ndërhyrë për t‘u dhënë ndihmë personave që ndodheshin brenda. Policia tha se në makinë ishin katër shtetas, Erion Buzi, 25 vjeç, Elton Lamaj, 23 vjeç, Romeo Rakipi, 22 vjeç, dhe Marjus Grëmi, 24 vjeç. Ata janë transportuar me makinën e policisë drejt urgjencës së spitalit rajonal të Fierit. Mjekët e këtij spitali thanë se të katër të plagosurit kishin marrë plagë të rënda dhe se njëri prej tyre, Erion Buzi, është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com