Është arrestuar pas dy ditë kërkimesh autori i plagosjes së ndodhur në fshatin Pojan të Fierit. Identifikimi i tij është realizuar vetëm pak minuta pas ngjarjes, ndërkohë që arrestimi ka ardhur pas më shumë se dy ditësh kërkim. Sipas burimeve të Policisë së Fierit, autori i plagosjes është 16-vjeçari K. Mahmutaj. Ai është fshehur për dy ditë në kodrat e zonës, me qëllim që t‘i shpëtonte prangosjes nga ana e policisë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, Mahmutaj ka plagosur dy ditë më parë 24-vjeçarin Florian Sheqi. Ky i fundit ka qenë në Pojan me disa të afërt të tij dhe është grindur me adoleshentin për motive të dobëta. Pasi kishin shkëmbyer fjalë në qendër të fshatit, 16-vjeçari kishte marrë çiften e babait në shtëpi dhe ka shkuar e ka qëlluar disa herë 24-vjeçarin Sheqi, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.




