Kategoria | Lajme

Protestat e vendorëve, grindje në Këshillin Bashkiak, Patos

FIER-Dy ditë pasi të majtët në Këshillin Bashkiak të Patosit nisën protestat për pavarësinë e pushtetit vendor, kanë nisur dhe debatet e para. Mbledhja e këshillit bashkiak sot në Patos është ndërprerë për shkak të debateve të ashpra mes anëtarëve. Të djathtët kanë paraqitur mocion për shkakimin e kreut të këshillit Maksim Goga, gjë e cila ka shkaktuar debat me palën tjetër. E ndërsa mbledhja është ndërprerë një tjetër sherr ka nisur mes anëtarëve të këshillit bashkiak dhe punonjësve të ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit dhe ujësjellës kanalizimeve. Rreth 80 punonjës janë konfliktuar me këshilltarët, pasi pretendojnë se nuk janë paguar. Ata kanë kërkuar miratimin e buxhetit, në mënyrë që tu sigurohen pagat. Situata është acaruar së tepërmi mes palëve deri në ndërhyrjen e forcave të policisë.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com