Kategoria | Lajme

Etiketat : , , ,

Protestë në Fier kundër Vasil Bollanos

Protesta kundër Bollanos në qytetin e Fierit. Disa shoqata të mbledhura në qendër të qytetit kanë kërkuar nga qeveria reagim të drejtë për deklaratat provokuese të kryetarit të bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.

Sipas tyre, Bollano duhet të marrë ndëshkimin e merituar për tezat antishqiptare që hedh. Gjatë protestës së sotme, kryetari i shoqatës ‘Atdhetare’, Kristaq Ziu, i ka kërkuar edhe qytetarëve të mos jenë indiferentë.

Parullat që binin në sy ishin: ‘Tradhtari Bollano në gjyq’ dhe ‘Bollano në burg’.
Reagimi erdhi vetëm dy ditë pas deklaratës së Bollanos, se 3/5 e popullsisë në jug të vendit janë grekë.

Popularity: 2% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com