Sherri për pronën ka përfunduar me të shtëna kallashnikovi në një fshat të Fierit. Policia njoftoi dje pasdite se arrestoi shtetasin Pëllumb Pulaj, 25 vjeç, banor i fshatit Shtyllas të Komunës Levan, pasi kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave, pas një sherri për çështje pronësie. Burimet policore sqaruan se rreth orës 16:05 të ditës së djeshme, 25-vjeçari me një automatik kallashnikov në dorë u është afruar shtetasve Sokol dhe Gazmir Prenushi, kushërinj me njëri-tjetrin dhe pasi ka shtënë një herë në ajër ka shtënë edhe në drejtim të dy personave të cilët kanë marrë vrapin dhe kanë shpëtuar fatmirësisht pa plagë. Banorë të zonës, dëshmitarë të kësaj ngjarjeje, kanë njoftuar menjëherë policinë e Fierit, e cila në më pak se një orë arriti të identifikonte dhe të arrestonte agresorin, i cili do të akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe vrasje me paramendim të mbetur në tentativë.
Popularity: 1% [?]





January 29th, 2009 me 3:05 pm
pellumbe=shpend..pula(j)=shpend….pellumb pulaj me kallash=kafshe….!!!