Ceshtjet e pronesise dhe konfliktet mes fermereve dhe poseduesve te saj, jane nje nga fenomenet me te spikatura dhe me te shpeshta qe i detyron individet t’i drejtohen gjykates. Por nje rritje te numrit te ceshtje do te verehen edhe ato te shkaterrimit te prones se tjetrit e kryesisht nepermjet zjarrevenies. Vetem kete vit ne Gjykaten e Shkalles se Pare Fier numerohen plot 53 dosje per konflikte mbi pronesine, si dhe 35 dosje te tjera per “shkaterrim te prones se tjetrit”. Sipas te dhenave te marra ne Gjykaten e Fierit, nga te gjitha ceshtjet civile te depozituara, rreth 50 % e tyre e perbejne konfliktet e tokes bujqesore, fermer me fermere, si dhe uzurpimin e saj ne menyre te padrejte. Pjesa tjeter ka te beje me ceshtjet e pronesise apo mbivendosje te tyre. Ne te njejten kohe burimet bene me dije dje se ka edhe nje rritje te ceshtjeve penale per demtim te prones se tjetrit ose shkaterrim me zjarr ose me mjete te tjera. Per kete periudhe jane kryer 38 demtime pronash ne rrethin Fier, ku individet e akuzuar kane marre denimin per vepren penale te kryer prej tyre. Gjate kesaj periudhe nga kjo gjykate nje pjese e ceshtjeve jane zgjidhur nga ana e gjykates, ndersa vetem nje dosje eshte pushuar. Me ngritjen e komisionit te vleresimit te titujve te pronesise ne Prefekturen Fier, mendohet se ceshtjet e konflikteve te reduktohen dhe te marrin zgjidhje ne qarkun Fier.
Mbipopullimi
Gjykata e Rrethit Fier eshte mbipopulluar nga dosjet per ceshtjet e pronesise apo shkaterrimit te prones se tjetrit. Vetem ne kete vit jane gjykuar rreth 90 dosje te tilla, te cilat kane marre nje zgjidhje nga ana e gjykates.




