Kategoria | Lajme

Shkurtime Nga Puna KPTHN Ballsh..

Reforma ne sistemin e naftes prek edhe KPTHN Ballsh. Rreth 160 punonjesit e pare te kesaj ndermarrjeje te cilet jane prekur nga reforma e kryer ne KPTHN. Pas nxjerrjes se listave te para te punonjesve te Albpetrolit, tashme eshte kompania tjeter e naftes ARMO e cila nepermjet KPTHN Ballsh, eshte hartuar lista e re e shkurtimeve te 160 punonjesve te kesaj ndermarrjeje pjese e kompanise ARMO. Pas njoftimit diten e sotme per nderprerjen e punes, per shkak te ristrukturimit te ndemarrjes, perfshihen kryesisht punonjesit te cilet duan edhe 3 vjet qe te dalin ne pension, duke filluar nga dita e hyrjes ne fuqi te vendimit te Keshillit te Ministrave nr 261 date 27.2.2008.160 punonjesit qe dalin ne asistence ne KPTHN Ballsh sipas njoftimit duhet te nderpresin marredhenien e punes nga data 9.6.2008. Listat e punonjesve te prekur nga reforma pritet te firmosen nga drejtori i ndermarrjes KPTHN Ballsh Gramoz Nazeraj. Me pas komisioni i reformes do te hartoje emrat e punonjesve qe do te pasojne 160 punetoret qe dolen ne asistence.

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu