Gjithsej 2500 karta identiteti janë shpërndarë brenda javës në Bashkinë e Fierit. Gjithsesi, kjo shifër është konsideruar e ulët dhe procesi i aplikimit konsiderohet se po ecën me ritme të ngadalta. Janë me dhjetëra qytetarë që kanë aplikuar prej më shumë se një muaji, por nuk janë pajisur ende me letërnjoftimet e reja. Ndërkohë, prefekti i Fierit, Shahin Bejdaj, thotë se i ka bërë një kërkesë Ministrisë së Brendshme, ku i kërkon dërgimin e një sasie tjetër kartash identiteti. “Sasia e parë e kartave të ardhura, është drejt fundit, ndërkohë kemi kërkuar një sasi tjetër, e cila duhet të mbërrijë brenda pak ditësh”, thotë prefekti Bejdaj. Pavarësisht afatit përfundimtar të aplikimeve, për ata shtetas që nuk kanë mjet identifikimi (15 prilli) ka shumë zvarritje. Pas dy ditësh “black-out” për shkak të ndërprerjeve të internetit dhe mungesës së pullave të certifikatave, dita e premte ka sjellë sërish radhë të gjata dhe orare të zgjatura të punonjësve të zyrave të aplikimit
Popularity: 2% [?]




