Dhjetëra persona të njohur në qytetin e Fierit, ndër ta prokurorë, gjyqtarë, avokatë, mjekë dhe biznesmenë janë thirur në seancë rreth skandalit seksual të shfytëzimit të një të miture. 16 vjecarja ka zbuluar emrat e klientëve ndërsa për tutorin e saj ish efektiv policie është marrë masa e arrestit burg pa afat.
Infiltrimi i një agjenti si klient i një prostitute minorene do të zbulonte një skandal seksual ku ishin përfshirë dhjetëra persona Vip në qytetin e Fierit. Gjyqtarë, prokurorë, avokatë , biznesmenë të njohur dhe mjekë me famë kanë dalë para togave të zeza në gjykatën e Fierit për të dëshmuar në lidhje me skandalin seksual në të cilin dyshohet se janë përfshirë. Historia nisi me zbulimin nga policia e Fierit të një baze prostitucioni ku shfrytëzohej e mitura 16 vjecare me inicialet R.L.
Dëshmia e saj në polici ka implikuar dhjetëra persona VIP në këtë qytet si klientë të saj ndërsa ka cuar pas prangave tutorin, 23 vjecar, ish inspektorin e policisë Arben Hoxha. 23 vjecari gjurmonte personat e njohur në Fier duke i siguruar minorenes klientët ,të cilët në këmbim të seksit paguanin nga 200 deri në 500 Euro. Gjyqi ndaj të pandehurit Arben Hoxhaj për të cilin u morr masa e sigurisë burg pa afat për shfrytëzim prostitucioni të të miturave me qëllim përfitimi është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të privacisë së personave VIP të përfshirë në këtë skandal seksual.
Organi i akuzës përfaqësuar nga prokuroja Elida Hoxhaj ka rreshtuar 40 emra klientësh “VIP-a” të cilëve do t’u duhen të jenë të pranishëm në të gjitha seancat e tjera gjyqësore . Katër ditë më parë zyra e antitrafikut në Drejtorinë e Policisë Fier pasi inflitroi një agjent të saj mundi të zbuloj “bordellon e Vipave” si dhe të arrestojë tutorin e 16 vjecares ish efektivin e policisë ndërsa ka lënë të lirë minorenen e cila në deklaratën e saj pohoi se të gjitha lekët e këtij pazari seksi përfundonin në xhapat e tutorit Arben Hoxhaj.
Popularity: 4% [?]





February 14th, 2010 me 3:40 pm
mbase nuk ishin ne dijeni <vipat e fierit qe ishte minorene megjithate qenga larte pazari