Kategoria | Lajme

Trafiku, 4 te vdekur ne Butrint

Rritet bilanci i viktimave te ngjarjes se Butrintit. Pasditen e djeshme jane identifikuar dy viktimat e tjera te tragjedise se Butrintit. Nje dite me pare, Policia e Shtetit tha se dy trupat e nxjerre ne oren 11:30 dhe 12:00, jane Festim Hoxha 25 vjec dhe Amarildo Kuka 20 vjec, nga Fieri te dy dhe kane qene ne “varken e vdekjes”, qe u mbyt ne Butrint. Burimet zyrtare thane dje, se ekzistojne dyshime te medha se dhe 17-vjecari, Ndricim Myftari, te jete mbytur ne liqen, duke shtuar keshtu numrin e personave te vdekur ne kete tragjedi. “Nga deshmite e marra, hidhen dyshime se mund te jete mbytur edhe Ndricim Myftari, i cili eshte ne kerkim policor dhe deri ne keto momente, me gjithe kerkimet e kryera ne uje dhe ne terren, nuk eshte bere e mundur gjetja e tij”, tha dje zedhenesi i Policise se Shtetit, Klodian Branko.

Trafiku

Gjate hetimeve te bera nga uniformat blu, eshte zbardhur dhe skema e trafikut. “Personat e shoqeruar jane grumbulluar nga organizatoret e ketij kalimi te paligjshem, nga zona te ndryshme te vendit dhe nuk kane njohje me njeri -tjetrin”, tha policia. Hetimet per kete ceshtje, vazhdojne intensivisht dhe kerkimet ne vendin e ngjarjes vazhdojne ne menyre te panderprere, thane burime nga uniformat blu. “Nuk rezulton te kemi viktima te tjera, megjithate, vazhdojne komunikimet me te gjithe komisariatet e policise ne vend per marrjen e informacioneve nga te gjitha zonat, per njerez te denoncuar si te humbur ose te nisur drejt Greqise ditet e fundit, me qellim per t’u orientuar ne hetimin e plote te ceshtjes”, tha Branko, duke kerkuar ndihme nga njerezit per te njoftuar te zhdukurit.

Organizatoret

Deri diten e djeshme, sipas policise, jane shoqeruar dhe pyetur ne polici 27 persona. Nga deklarimet e tyre deri me tani rezulton se organizatoret, rekrutuesit, transportuesit dhe strehuesit e tyre jane, Dashamir Mane, Brahim Madhi, Hyqmet Sollaku, Albert Gega, Bashkim Sena dhe Ahmet Bushi. Per dy keta te fundit eshte bere i mundur arrestimi i tyre. Personat e tjere jane ne kerkim per te bere te mundur gjetjen dhe kapjen e tyre. Policia tha se, eshte krijuar grupi i hetimit i kryesuar nga Prokurori i Sarandes, Alfred Agolli, ne perberje te te cilit jane drejtues te policise te Qarkut Vlore, drejtues te sektorit Kunder Trafiqeve te Paligjshme ne Policine e Shtetit, Oficere te Policise Gjyqesore, eksperte kriminaliste, mjeko ligjor. Nderkohe qe policia tha se, eshte e angazhuar qe te zbatoje detyrimet e saj kushtetuese dhe ligjore ne ruajtje te kufijve, ne mbrojtje te jetes e te sigurise se qytetareve. Gjithashtu do te goditen dhe ndalohet cdo lloj trafiku dhe aktiviteti te paligjshem qe synon te shfrytezoje territorin e Shqiperise.

Artan Cena

Organizatoret

Dashamir Mane

Brahim Madhi

Hyqmet Sollaku

Albert Gega

Bashkim Sena

Ahmet Bushi

Viktimat

Elvira Jaho, 22 vjece

Klara Jaho, 3 muajshe

Festim Hoxha 25 vjec

Amarildo Kuka 20 vjec

I zhdukur

Ndricim Myftari, 17 vjec

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu