Kategoria | Lajme

Tritol diskos, se nuk i dha te pinte

Atentati me eksploziv ndaj diskos “My Lover” mbremjen e se martes ne lagjen “Apollonia” te Fierit ka nje te dyshuar, qe eshte ndaluar vetem pas pese oresh hetime. Shkak i hedhjes ne ere me 200 grame tritol te pjeses hyrese te lokalit, eshte bere nje qejfmbetje dhe debat mes 29 vjecarit Dionis Filipi, i arrestuar dje dhe njeriut qe e ka marre me qira ambientin, pas arrestimit te pronarit, Vullnet Hoxhallari, rreth nje muaj me pare. I dyshuari, banues ne lagjen “15 Tetori” ne qytetit myzeqar, pranoi gjate marrjes ne pyetje kryerjen e ketij akti, duke thene para hetuesve se qiramarresi Arben S., e kishte nxjerre me pa te drejte nga lokali, teksa i refuzoi te pinte me tej me nje shokun e tij. Burime zyrtare te policise thane se motivi zyrtar i ngjarjes eshte hakmarrja per motive te dobeta, ndersa gjate kontrollit te baneses se 29 vjecarit, i eshte gjetur nje arme automatike “Kallashnikov” me fishek ne goje.

Paraditen e se martes, mesohet se Dionis Filipi ka qene klient i lokalit disko “My Lover”, se bashku me nje mikun e tij. I dyshuari mesohet se ka qene nje here i denuar me pare per vepren penale te “vjedhjes”. Pas disa oresh, pronari i lokalit, (qiramarresi) ka vene re shenja dehjeje tek 29 vjecari dhe nje sjellje jo te mire ndaj klienteve te tjere. Arben S., i ka shpjeguar policise pas ngjarjes se e kishte nxjerre nga lokali per te mos prishur qetesine e klienteve te tjere, por Filipi kur kishte dale tek dera i ishte shprehur rojes se “keni per te pare cfare kam per t’ju bere”. Nuk kane kaluar shume ore, kur ne mbremje shperthimi i fuqishem, tronditi banoret e pallatit 9-katesh dhe shkaktoi demtime te disa dyqaneve lokaleve, pervec diskos “My Lover”. Ekspertet thane pas ngjarjes se sasia e tritolit ka qene rreth 200 grame, po per fat te mire nuk ka pasur te lenduar ne njerez. Deshmite e banoreve, rojes dhe qiramarresit kane zbardhur nje prej pistave per atentatin, pasi fillimisht u dyshua se ishte nje akt hakmarrje ndaj pronarit te vertete te ambientit, Vullnet Hoxhallarit. Ky i fundit u arrestua rreth nje muaj me pare nga policia, pasi ishte denuar nga Gjykata e Milanos ne Itali me 23 vite burg, per trafik droge.

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu