Kategoria | Lajme

Etiketat : , ,

Vdes ne spital i riu, dyshohet overdoza

Nje 27-vjecar nderroi jete mengjesin e djeshem ne spitalin e Fierit, pasi u dergua me urgjence dy here brenda tre diteve te fundit. Shkak i ngjarjes dyshohet se eshte bere overdoza ne kushtet e depresionit dhe papunesise, kurse familjaret akuzuan bluzat e bardha se nuk nderhyne ne kohe per kurimin e te riut, qe ishte derguar edhe disa dite me pare pas simptomave te para te shfaqura. Burime zyrtare te policise thane se moren dje njoftimin per vdekjen e Ermal Shehut, banor i lagjes “29 Nentori” ne Fier dhe u vune ne dijeni me deshmite e familjareve, prinderve dhe tre motrave te viktimes. Nga keqyrja e pare e bere prej eksperteve mjeko-ligjore ne trupin e te riut dhe nga shenjat e shfaqura, mesohet se behet fjale per nje overdoze, pasi 27-vjecari nuk njihej si perdorues i rregullt i drogave, e kjo mund te kete ndikuar ne vdekje.

Familjaret

Ermal Shehu, prej tre djemve dhe tre vajzave te ciftit Hasim dhe Shefike Shehu, ka nderruar jete ne dyert e Spitalit Rajonal Fier, rreth ores 06:30. Familjaret pohuan dje se Ermali, tre dite me pare ka qene me te vjella dhe eshte derguar ne spitalin e Fierit. “Mjeket, pasi e vizituan, nuk e kane mbajtur, por e kane nxjerre pa mjekuar. Na thane qe te kujdeseshim ne shtepi”, thone motrat e te ndjerit.

Diten e djeshme te afermit qendronin para deres se morgut me qellim terheqjen e trupit, per t’i kryer sherbimet e fundit nepermjet ceremonise mortore. Ata thane se gjate koheve te fundit Ermali ka qene i papune dhe i shqetesuar. “E kemi pasur semure. Tre dite me pare ka qene keq nga ana shendetesore, pasi kishte shume te vjella. E derguam ne spital dhe mjeket pasi e kane vizituar nuk e shtruan por na thane qe te kujdeseshim ne familje. Sot ne mengjes u be me keq dhe nderroi jete”, pohon motra e te ndjerit mes loteve.

Hetimi

Ne spital ka shkuar edhe nje grup hetimor qe ka marre ne pyetje mjeket dhe familjaret e viktimes. Burime zyrtare te policise se Fierit thane se Ermali nuk njihej as si shperndares narkotikesh dhe as si perdorues. “Mosnjohja e lendeve narkotike ne perdorimin e tyre mund te kete ndikuar tek overdoza, shkak qe dyshohet per vdekjen e te riut”, tha nje hetues per gazeten “KJ”. Nderkohe qe kampione te trupit te viktimes jane nisur drejt Tiranes per nje ekspertize dhe analiza me te plota ne Mjekesine Ligjore, pas dy javesh pritet dhe pergjigjja shkencore. Nderkohe, qe te interesuar ne spitalin e Fierit mesojme se kurimi ndaj te riut eshte dhene ne kohe, por ai kishte mberritur ne gjendje te rende dhe overdoza ka qene fatale per te. Policia deklaroi se do te verifikonte edhe pretendimet e familjareve per faktin, perse 27-vjecari nuk eshte mbajtur per kurim ne spital tre dite me pare, por eshte derguar per kujdes ne shtepi.

Popularity: 1% [?]

4 Koment(e) Per Kete Postim

  1. Mari Thote:

    “Shkak i ngjarjes dyshohet se eshte bere overdoza ne kushtet e depresionit dhe papunesise, kurse familjaret akuzuan bluzat e bardha se nuk nderhyne ne kohe per kurimin e te riut, qe ishte derguar edhe disa dite me pare pas simptomave te para te shfaqura.”

    Ne radhe te pare ngushelloj kete familje ne keto dite te veshtira . Eshte nje fatkeqesi per familjen por me shume per Ermalin sepse ishte ne nje moshe te re ku jeta sapo kishte filluar per te . Me vjen keq qe te rinjte gjej kete zgjidhje te tille per te kaluar problemet dhe hallet e tyre .
    Uroj me gjithe shpirt mos te kete me raste te tilla . Nje keshille per kedo qe e lexon : Mos i ulni krahet , mos beni marrezira sepse nuk jane keto zgjidhjet qe do ju nxjerrin nga situata , qendroni te forte dhe me shpresa , jeta eshte nje lufte per ne te gjithe por ama jetohet vetem nje here atehere mos e humbni kete shance per ta jetuar kete jete , sado e veshtire te jete .

  2. Toni Thote:

    Ngushellime Familjes.E kam njohur Erin te gjimnazi i ri gati 10 vjet me pare – me erdhi shume keq kur e mora vesh kete lajm.Po per fat te keq shume shoke tane ne Shqiperi kane pesuar kete fat-me vjen shume keq per kushtet qe Vendi yne i ofrone brezave te rinj.

  3. Aguri Thote:

    Gjynah i madh per djalin se paska qen i ri i shkreti :( Ngushellimet e mija per familjen.

  4. florian Thote:

    ngushllime ngushllime ngushllime familjes se ermalit allahu e shperbleft ne boten tjeter

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com