Kategoria | Lajme

Veteflijohet nusja e mitur

Mallakaster. Martesa me mbleseri ne moshe te mitur dhe pamundesia per te sjelle ne jete nje femije dyshohet te jene motivet e vetevrasjes se nje 16 vjecareje ne fshatin Cfir te komunes Aranitas ne Mallakaster. Veteflijimi i Juliana Zenelajt ne dhomen e gjumit eshte kryer me armen e vjehrrit te saj qe punonte si roje i Policise Pyjore ne kete zone. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 20:00 te se henes, 25 km larg qytetit te Ballshit, kur ne shtepi gjendej vetem vjehrra e viktimes. Policia pas hetimit te kryer deklaroi se 16 vjecarja ka kryer aktin ne kushtet e nje depresioni te thelle dhe nuk ka pasur asnje konflikt me familjaret. Fakti se ishte martuar e vogel me mbleseri dhe pamundesia per te lindur femije per shkak te semundjes se diabetit nga e cila vuante bashkeshorti i saj, mendohet te jene edhe motivet kryesore te ngjarjes.

Mbremjen e se henes, salla operative e komisariatit te Mallakastres eshte njoftuar per vetevrasjen e 16 vjecares Juliana Zenelaj, lindur ne Ruzhdie te Fierit dhe banuese ne fshatin Cfir pas marteses. Menjehere drejt fshatit te larget eshte nisur nje makine policie dhe eksperti mjeko-ligjor se bashku me prokurorin e gatshem. Ne dhomen e gjumit te ciftit te ri eshte gjetur trupi i pajete i te mitures qe ishte martuar ne kundershtim me ligjin shqiptar qe ne moshe te vogel, rreth 15 vjece. Sipas rrefimit te vjehrres se saj, nusja ishte mbyllur ne dhome, ndersa ajo kryente punet ne oborr dhe degjoi te shtenen. Trupin e gjeti te pergjakur ne dysheme dhe te pajete. Policia tha se plaga e plumbit gjendej ne krahun e djathte me dalje nga e majta. Veteflijimi eshte kryer me nje arme pistolete tip “TT”. Gjate deshmise se dhene nga Kujtim Zenelaj, vjehrri i viktimes, arma i perkiste atij dhe se mbahej me leje, pasi ishte i punesuar ne Drejtorine e Pyjeve per zonen e Mallakastres.

Burime zyrtare te policise u shprehen se vetevrasja nga hetimi paraprak rezulton e paster dhe nuk ka dyshime per nje krim te mundshem. Ne banese eshte verifikuar se gjendej vetem vjehrra e moshuar e viktimes. Ne pyetje jane marre edhe prinderit e vajzes, qe kane pohuar faktin e marteses me mbleseri qe ne moshe te mitur te Julianes. Vajza ishte martuar 18 muaj me pare, por cifti mesohet se nuk ka pasur kontradikta apo konflikte qe te sillnin fundin tragjik. Shkak dyshohet te jete semundja e bashkeshortit te viktimes, i cili trajtohej me insuline per shkak te diabetit. Cifti nuk kishte femije dhe ky dyshohet te jete nje nga motivet e ngjarjes tragjike.

“Cifti nuk kishte konflikte, u gjet vetem nje gezhoje”

Nje grup hetimor kreu veprimet paraprake ne vendngjarje dhe mori deshmite e familjes se vajzes dhe djalit. Po keshtu ne pyetje eshte marre edhe bashkeshorti i viktimes qe ka deshmuar per jeten ne cift gjate 18 muajve. Burime zyrtare thane se shkak per ngjarjen nuk jane bere marredheniet mes ciftit pasi ata shkonin shume mire se bashku. Por semundja e bashkeshortit te viktimes mendohet te kete qene nje nxitje pervec faktit se ajo eshte martuar ne moshe te vogel. Mesohet se armen e krimit Juliana Zenelaj e ka gjetur ne dollapin e rrobave, ne dhomen e gjumit te vjehrrit, ku dhe ai e mbante pas sherbimit. Ekspertet kane konstatuar ne vendngjarje vetem nje gezhoje plumbi, armen tip pistolete “TT” ne doren e viktimes dhe plagen ne koke, me vrime hyrese ne krahun e djathte dhe ate dalese ne krahun e majte. Vjehrra e 16 vjecares ka thene se degjoi vetem nje te shtene dhe se ne marredheniet e saj me nusen nuk kishte pasur asnje here probleme.

2 Koment(e) Per Kete Postim

  1. ori Thote:

    Padituria vazhdon te beje namin ketej. Eshte e pakonceptueshme qe nje adoleshenteje ti jepen kaq shume pergjegjesi kur ajo eshte ende e mitur dhe nuk di se cfare eshte jeta. Normalisht qe ajo nuk do ta perballoje dot dhe do arrije ne kete perfundim. Eshte per te ardhur keq.
    Per me teper keto vetevrasjet jane kthyer ne mode;ne nje moment qe nuk i jep dot zgjidhje nje problemi perdor menyren me te shkurter qe ta heqesh qafe e bashke me te edhe veten…….

  2. bluzeza Thote:

    atyre njerezve duhet t’ju vije turp.Ato gjera qe jo shkonte mire me vjerren mund t’ja hidhni pulave jo ne .edhe familja ti marri hak

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu