Kategoria | Lajme

Vetëvaret biznesmeni nga Fieri, Et’hem Aliaj

Është gjendur i vetëvarur në një pishë, biznesmeni nga Fieri, Et’hem Aliaj. Policia bëri të ditur se “sot është gjendur i varur në pyllin e Semanit, 55-vjeçari nga qyteti i Fierit”. Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për vetëvrasje.

Aliaj ishte pronar i një firme ndërtimi. I vëllai që bëri njoftimin në polici për zhdukjen, iu tha oficerëve se ditët e fundit, ai kishte qenë shumë i mërzitur.

Pas denoncimit që bënë familjarët, policia nisi kontrollet dhe sot në mengjes gjeti trupin e pajetë të biznesmenit 55 vjeçar të varur në një. Pranë gjendej edhe makina e tij tip fuoristradë me targa FR 9686 C.

Sipas njerëzve që njohin, Aliaj ishte ndërtues dhe ndër të tjera kishte marrë me koncension edhe hidrocentralin e Përrenjasit. Policia po punon për të gjetur shkaqet që e çuan atë drejt vdekjes. Por referuar të dhënave të para të të afërmve, mësohet se ishte shumë i stresuar për shkak të punës.

Gazeta Shekulli

Popularity: 1% [?]

1 Koment(e) Per Kete Postim

  1. Islam Thote:

    Me hidherim te madh mesova kete lajm te hidhur te mikut shokut dhe consulentit tim ne biznes Et’hem Aliaj.
    Me hidherim te madh ne shpirt mundohem te ngushelloj te femijet e tij,gruan si dhe te gjithe bashkepuntoret e tij.
    Jane te shumte qe e njihnin Et’hemin ne Fier dhe ne shume qyetete te Shqiperise.Kush e ka njohur nga afer e kane pare si punonte dhe luftonte per te krijuar dhe zhvilluar punen dhe Biznesin.Ishte i paepur ne pune dhe shume kerkus nga vetja.
    Nuk mund te vazhoj me teper ne kete drejtim se me aktin e ulet dhe te percmimit te vetevetes qe beri i ndjeri Et’hem tregoj qe u lodh dhe u stermundua dhe ne fund u mund.Kjo ishte e pafalshme per te.Ai la shume per te bere dhe u la nje barre shume te madhe femijve te tij qe ai vete dhe femijet nuk e meritonin.

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com