Kategoria | Lajme

Zeqaj, ankesë Berishës për buxhetin

FIER – Ekzekutivi i Bashkisë së Fierit e konsideroi si një shkelje të rëndë rimiratimin e projektbuxhetit 2010 nga maxhoranca prej 18 kartonësh. Kreu i bashkisë, Baftjar Zeqaj kërkoi ndihmën e kryeministrit, për të ndërhyrë në zgjidhjen e ngërçit të krijuar me këtë qeverisje vendore. Zeqaj tha se do t’i drejtohet edhe prefektit me një ankimim, që të mos konfirmojë ligjshmërinë e aktit administrativ të vendimmarrjes së miratimit me ndryshime të buxhetit nga shumica e djathtë. Në shkresën e dërguar prefektit, kreu i bashkisë ka nënvizuar se janë shkelur tre ligje të rëndësishme, që po mbajnë peng prej muajsh investimet në qytet. Ato konsistojnë, sipas tij, në nismën për nxjerrjen e akteve administrative, me të drejtën për propozimin e ndryshimeve në strukturat e qeverisjes vendore, si dhe me procedurat e zbardhjes së vendimeve siç është buxheti.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com