Kategoria | Politike

E vërteta e mbledhjes së kryesisë së PD-së

Kryetari i PD-së Fier Ferdinand Murati, si dhe Vasil Ndreko, i cili ka shpallur kandidaturën për kreun e degës së PD-së Fier, kanë deklaruar dje se gjatë mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, e zhvilluar dy ditë më parë, nuk ka pasur konflikte.

Gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së së Fierit, mbrëmjen e së shtunës kanë qenë të pranishëm Sokol Olldashi, Enkeleid Alibeaj, por edhe drejtues të tjerë të PDSH-së, ku në të ka pasur përplasje idesh që janë mirëpritur nga të gjithë”,- tha Ferdinand Murati. Ndërsa një nga kandidatët për kreun e PD-së së Fierit, Vasil Ndreko, ka mohuar që të ketë pasur konflikte me kryetarin aktual Ferdinad Murati.

“Deklaroj se pas mbledhjes së kryesisë së PD-së së Fierit, jemi ulur në një lokal pranë selisë për të pirë kafe me grupin e punës, me anëtarë kryesie. Në fakt, në kafe kemi qenë disa kandidatë për kreun e ri të PD-së dhe kemi diskutuar pa asnjë përplasje për të rregulluar dhe koordinuar punën në PD, për të nisur një start të ri, i cili duhet të japë frytet e tij në zgjedhjet e qershorit. Veç këmbimit të shëndeteve dhe gotave mes kandidatëve për kryetar, asnjë gjë tjetër nuk ka ndodhur”,- tha dje Ndreko.

Ndërkohë, dje në mesditë, në selinë e PD-së së Fierit ka dalë në një deklaratë për shtyp edhe sekretari i përgjithshëm i kësaj dege, Përparim Gjeka. Ashtu si dhe dy kandidatët kryesorë për kryetar PD-je, Murati dhe Ndreko, edhe sekretari i përgjithshëm Gjeka ka pohuar se nuk ka pasur asnjë përplasje fizike apo me armë mes kandidatëve dhe anëtarëve të PD-së. Gjeka ka pohuar se brenda muajit shkurt, dega e PD-së lokale do të ketë kryetarin e ri.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com