Kategoria | Politike

Etiketat : , ,

Klosi: Meta, kujdes nga Berisha! Do e pësosh.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, (LSI) Fatos Klosi gjate nje interviste per TvNews24 u shpreh se marrveshja PD me LSI ishte e stisur me pare. Sipas Klosit, marreveshjeve me Berishen nuk u zihet asnjehere bese. I pyetur se cdo të bëjë pas zhgenjimeve nga PS e LSI, Klosi u shpreh se do të tërhiqet nga politika dhe se nuk do të bëjë me jetë partish Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE-Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, (LSI) Fatos Klosi u shpreh sot se është i bindur se me marëveshjen që LSI parashikon të nënshkruajë me PD për bashkëqeverisje, Ilir Meta do ta pësojë nga Sali Berisha. Në një intervistë për TVNews24, Fatos Klosi këshilloi Metën “të ketë kujdes pasi do e pësojë sic e pësoi Fatos Nano e Edi Rama”.

Klosi shtoi se LSI është dobësuar shumë pas marëveshjes që ka deklaruar se do të bëjë me Partinë Demokratike për të qeverisur vendin në 4 vitet e ardhshme. Në intervistën për TvNeës24, Klosi u shpreh se elektorati i LSI e ka pritur shumë keq marrëveshjen e Ilir Metës me Sali Berishën. “Elektorati është shumë i zhgënjyer, sepse ne kemi pasur si moto te betejës pozicionin tonë të fortë përballë Berishës”, shprehet Klosi. Në këtë pikë Klosi shprehet se kz zhgënjim elektoratit po con drejt dobësimit të LSI.
I pyetur rreth marrëveshjes që Meta pranon se do të bëjë me Berishën, me kërkesë të kryeministrit, Klosi bën të ditur se marrëveshja ka qënë e menduar më parë dhe jo e sajuar momentet e fundit. Por, sipas Klosit, kjo marrëveshje “mban tjetër erë”. “Berisha ka bërë presion”.
I pyetur se cdo të bëjë pas zhgenjimeve nga PS e LSI, Klosi u shpreh se do të tërhiqet nga politika dhe se nuk do të bëjë me jetë partish. “Tani që dështova me sukses në politike do vazhdoj jetën akademike”, u shpreh ai për News24.

Pas zgjedhjeve të 28 Qershorit, LSI mori 4 deputetë duke u renditur kështu forca e tretë politiek në vend. Pas kërkesës së Berishës ndaj Metës për një koalicion bashkëqeverisës dhe përgjigjen pozitive nga ana e kësaj partie, Klosi ka qënë i pari që akuzoi Ilir Metën se me marrëveshjen me Sali Berishën, kreu i LSI tradhëtoi idealin kryesor, me të cilin kjo forcë kishte marrë mbështetjen e shqiptarëve në 5 vitet e ekzistencës së saj.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com