Kategoria | Politike

Koalicioni i djathte ben qeverine

Koalicioni i djathte, “Aleanca per Ndryshim” rezultoi fituese nga numerimi i votave deri ne oret e para te dites se sotme. Sipas te dhenave zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Aleanca per Ndryshim kryeson listen e rezultateve te numerimit te votave me 46.74%.

Me pas vjen koalicioni Bashkimi per ndryshim i kryesuar nga Partia Socialiste me 45.46% te votave te marra. I treti ne liste vjen Koalicioni Aleanca Socialiste per Integrim e kryesuar nga Ilir Meta me 5.63% te votave dhe koalicioni i fundit Poli i Lirise vetem 1.81% te votave. Keto te dhena te bera zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dhane nga rreth 4600 qendra votimi te numeruara nga 4753 qendra ne votimi ne total. Kutite e qendrave te mbetura te votimit do te vijojne numerimin diten e sotme, per shkak te pengesave dhe problemeve te hasura gjate numerimit si dhe bllokimeve te shumta. Me problematik u shenua komuna Bushat ne qarkun e Shkodres, ne te cilen u bllokua procesi i numerimit ne mesnate, duke penguar shpalljen e rezultatit te votimeve ne kete zone. Nderkohe te perkthyera ne perqindje, rezultatet zyrtare te dhena nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nxjerrin me epersi te lehte ne kryeqytetin e vendit, Partine Socialiste me 42.88%, ndaj Partise Demokratike me 42.18%. Nga te dhenat, ne Tirane, mori nje mandat dhe LSI me 4.73% te votave. Ndersa per sa i perket Durresi, PD kryeson me 45.54%, PS 37.13% dhe LSI me 7.28. Demokratet rezultojne fitues edhe ne Diber me 48.79%, PS 30.39% dhe LSI 5.49%. Fituese selia blu eshte edhe ne Shkoder me 49.05% ndaj PS me 29.72%. Po keshtu edhe ne Kukes me 58.51% ndaj 19.86% te PS-se. Epersi demokratet kane dhe ne qarkun e Lezhes, ku PD ka marre aktualisht 43.46% te votave dhe PS 30.03%. Socialistet kryesojne listat ne perqindje ne qarkun e Fierit me 48.08% ndaj Partise Demokratike me 31.83% dhe e treta ne liste eshte LSI me 5.91%. Epersi te lehte, socialistet kane edhe ne qarkun e Korces, ku diferenca me seline blu eshte me e ulet se 1 per qind. PS ne Korce ka marre 43.68% te votave, PD 42.05% dhe LSI me 3.44%. Po keshtu selia roze kryeson dhe ne qarkun e Elbasanit me 44.16%, PD me 36.89% dhe LSI 4.54%. Numerimi i votave ne qendrat e mbetura te votimit do te vijoje edhe diten e sotme.

Procesi

Dy dite pas zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare, Partia Demokratike kryeson serish listen si koalicion me 46.74% te votave, perkundrejt nga 45.46% te koalicionit te se majtes.

Rezultatet per koalicionet ne 12 qarqet e vendit

46.74% Aleanca per ndryshim

45.46% Bashkimi per ndryshim

5.63% Aleanca Socialiste per Integrim

1.81% Poli i Lirise

Tirane

42.88% PS

42.18% PD

4.73% LSI

Fier

48.08% PS

31.83% PD

5.91% LSI

Durres

45.54% PD

37.13% PS

7.28 LSI

Elbasan

44.16% PS

36.89% PD

4.54% LSI

Berat

48.27% PS

26.78% PD

10.85% LSI

Korce

43.68% PS

42.05% PD

3.44% LSI

Vlore

44.60% PS

28.53% PD

5.72% LSI

4.65% PDI

Diber

48.79% PD

30.39% PS

5.49% LSI

Gjirokaster

46.19% PS

35.60% PD

4.98% PBDNJ

Lezhe

43.46% PD

30.03% PS

Shkoder

49.05% PD

29.72% PS

Kukes

58.51% PD

19.86% PS

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com