Kategoria | Politike

Etiketat : , ,

Majko: Votoj Edi Ramën për kryetar

“Rama mbetet oferta më e përshtatëshme për drejtimin e PS-së”. Ky është konstatimi që bënë ish-Kryeministri socialist, Pandeli Majko, lidhur me garën që është hapur në Partinë Socialiste për postin e kryetarit. Dikur kundërshtar i Ramës, sot Majko nuk nguron të shprehë hapur mbështetjen për të, duke deklaruar votën pro tij.

“Kam respekt e miqësi qoftë me Malajn e qoftë me Blushin, por kam marrë një pozicion që e kam shprehur tanimë për përkrahjen time karshi Ramës”, – shprehet nder të tjera Majko në këtë intervistë.

Megjithatë, ai pranon se sfida e Ramës dhe e Partisë Socialiste për të ardhur në pushtet dhe për të sjellë ndryshimin e premtuar, bëhet më e vështirë përballë një pushteti të Berishës, të fuqizuar së tepërmi në rrugë të dyshimta.

Majko i bën një analizë të hollësishme situatës në të cilën ndodhet PS-ja dhe e majta shqiptare në përgjithësi, duke evidentuar sfidat ku ajo duhet të përqendrohet më shumë në ditët në vijim.

Z. Majko, opozita dhe Partia Socialiste si forca kryesore e saj, nuk mundi të vijë në pushtet në zgjedhjet e 28 qershorit, pavarësisht se ajo si forcë politike arriti sërish të marrë më shumë vota nga shqiptarët. Çfarë nuk funksionon në PS, që, për të dytën garë parlamentare, nuk arriti të jetë forcë qeverisëse?

A do të dëgjojë publiku përgjigje nga kongresi që do mblidhet pas disa ditësh?

Nuk besoj se Kongresi i PS-së do të ishte kaq i thellë dhe me përgjigje të gatshme për çfarë ka ndodhur e do të ndodhë me të majtën.

Politikën e majtë e presin shumë detyra dhe dilema, të cilat vijnë nga një shoqëri si e jona dhe për të cilat një kongres është pak. E majta ka përballë vetes një shoqëri ku pasuria është ndarë në mënyrë të pabarabartë dhe shpesh të dyshimtë. Rrogat e vërteta janë të ulëta për t’u siguruar njerëzve të thjeshtë të ardhura të mjaftueshme.

Paratë që rrjedhin nga droga dhe trafiqet janë një presion real për policinë dhe sistemin gjyqësor. Jo vetëm për shkak të kësaj qeverie, por dhe i vonesës sonë historike në zhvillim, infrastruktura fizike e vendit nuk paraprin mundësitë e reja ekonomike.

Sistemi arsimor në Shqipëri është ende i papërshtatur për të plotësuar nevojat e brezit të shekullit njëzetenjë. Dëshpërimi ekonomik qëndron si rrezik eminent për ta bërë “fermerin” shqiptar një objektiv relativisht të lehtë për prodhuesit e drogave. Jetojmë në një vend ku procesi politik po orientohet nga dominimi dhe jo alternimi.

Fuqia personale e Berishës po kthehet në një formë legjitimimi. Po hedhim hapa drejt një statusi aziatik si vend, ku qeveria është dominuar nga nepotizmi dhe korrupsioni. Në këtë kuadër, Partisë Socialiste i nevojitet të mos përfshihet në vorbullën e vendimeve, që nuk lejojnë as sukses, as tërheqje. Ajo duhet të çlirohet nga sloganet e cekëta dhe të veprojë mbi bazën e parimeve operuese.

Dhe çfarë duhet të presim që të ndodhë në këtë Kongres? A do ketë diçka ndryshe apo një debat i radhës?

Kjo është relative dhe ka të papriturat e veta brenda. PS-ja është pjesë e një historie politike, ku pjesën më të madhe të 20 viteve të fundit, partitë që lindi pluralizmi i viteve ’90 e kanë shpenzuar kohën duke “komplotuar” për të ndryshuar vendet në ushtrimin e pushtetit.

Politika shqiptare ka qenë shpesh e rrëmbyer nga emocione të çastit dhe e penguar nga një njohje deri në ironi e mentalitetit shqiptar. Ajo u bë shpesh një kombinim i brutalitetit me pavendosmërinë.

E thënë pak më troç, “melodia” ka qenë sipas parimit që, për t’u bërë i rëndësishëm, ia zë rrugën tjetrit me një mungesë naive të arsyes, ku ajo që ka bërë dallimin ka qenë nevoja për sukses dhe prestigj publik deri në sfilitje. Në këtë terren është mbjellë natyrshëm një frymë që duket si politikë, por në fakt ishte thjesht antipolitikë dhe që linjën e protestës e përdor për formën dhe jo për përmbajtjen.

U harrua qëllimi minor, i cili rrodhi natyrshëm nga fenomeni “dhjetorist”, se detyra e politikës është ta çojë shoqërinë në një nivel ku nuk ka qenë më parë. Nuk dua të jem kategorik, por ajo që nuk po kuptohet, sipas meje, është pikërisht kjo e fundit si esencë dhe dallimi i asaj që ka ndryshuar në këto vite.

Shpresoj se kongresi ynë do jetë pasqyrë qoftë edhe si fillim i të kuptuarit të kësaj situate. Sot duket “akademike” të flasësh për hendekun që po krijohet në Shqipëri ndërmjet botës ekonomike dhe asaj politike, duke bërë të pritshme që pasojat të përjetohen në mënyra të ndryshme dhe me kriza po ashtu.

Në një vend si ky i yni, ku drejtësia është nxjerrë në shitje dhe të drejtat e pronësisë janë të pasigurta, ku oksigjeni nga privatizimet mbulon diçka nga kjo situatë e keqmenaxhuar, duket qartë që dilemat nuk janë kaq të thjeshta për t’u trajtuar.

Jemi duke ndërtuar një ekonomi me dy nivele, ku bankat, energjia, telefonia etj., do jenë pjesë normale e tregut ndërkombëtar dhe pjesa tjetër e ekonomisë do krijojë potencial për përplasje dhe diferenca.

Kjo e fundit mund të sjellë joshje për politikanë populistë dhe një sulm të frikshëm mbi sistemin politik “relike” të pandryshuar dhe të paaftë për të kuptuar shpejtësinë e lëvizjes dhe ndryshimit.

Të jem i sinqertë, nuk besoj se një sallë kongresi do e kuptojë plotësisht, nëse i thua se suksesi i ekonomisë së privatizuar do gjenerojë natyrshëm tensione dhe çrregullim brenda shoqërisë shqiptare, por edhe më gjerë.

Gjithsesi, është i qartë alarmi se kemi një klasë politike që rrezikon të dështojë, pasi nuk do arrijë të përshtatë sistemin politik me ndryshimet ekonomike që ajo ka sjellë. Ky, sipas meje, është projekti më i madh që duhet diskutuar aktualisht.

A mund të flasë Edi Rama sërish për “politikën e re” në këtë kongres, pas rezultatit që ju mban përsëri në opozitë?

Padyshim, e pse jo?! E majta duhet të ndryshojë dhe pagesa e një çmimi është real, por do të ishte naivitet të mos pranohej që nuk ka çmim. Dhe në këtë drejtim, mendoj se debati nuk do të kapërcejë kufijtë e spekulimit.

Edi Rama ka të drejtë të flasë për ndryshim edhe më shumë, pasi ai është protagonist i saj e jo veç konsumator. Debati mendoj se ka filluar ndërkaq edhe pa u mbledhur kongresi. Po flasim për një nga çështjet më themelore aktualisht të shoqërisë shqiptare.

Pasja e nj= opozite t= balancuar me pushtetin e zotit Berisha =sht= baras me sigurin= komb=tar= t= vendit. Mjafton të kujtojmë 1997-ën, kur bixhozi informal i kredidhënies dhe pastrimi i parave hodhi në erë sistemin tonë politik.

Pasojat ndihen ende me shkat=rrimin e një pjese të klasës së mesme që po lindte dhe me kulturën e krimit që mbolli për shtresën e të rinjve të kohës. E majta dhe Rama besoj se nuk kanë shumë zgjidhje për të bërë. Sa më shumë që do thellohet kriza ekonomike, aq më politike do të bëhet ajo.

Un= shoh një sfidë jo të vogël në zgjedhjet që duhet të bëjmë edhe në sallën e këtij kongresi. Padyshim, një prej tyre, drejt të cilave na shtyn Berisha, është antiglobalizmi si një formë proteste nga thellimi i hendekut midis të pasuruarve dhe të varfërve.

Një formë e fundit e ideologjisë ekstremiste, që perëndimi e përbuz si l=vizje jashtë sistemit. Berisha këtë e di, dhe si njohës i “rregullave të loj=s”, përpiqet të mbulojë “teprimet” e përsëritura të qeverisjes së tij me mallkimin e antiglobalizmit për të majtën dhe PS-në.

Të jemi të qartë, jo vet=m në Shqipëri e majta po kalon një krizë të vetën. Rr=zimi i sistemit sovjetik e nxori të Majtën Europiane nga pozita komode e të qenit një lloj kompromisi midis konservatorizmit të djathte dhe komunizmit lindor.

Rruga e tretë e Toni Blerit shënoi, e në të nj=jtën kohë bëri dallimin mes ndryshimit që i duhet së majtës dhe krizës që mënjanon “dhimbjet” me zgjedhje të paqarta. Mendoj se është koha e duhur që PS-ja të bëhet dominuese ndaj së “majtës konspirative” të Sali Berishës.

E majta e PS-s= ka qenë, por sot duhet të jetë më shumë se kurrë baza politike e sistemit ekonomik që do integroj= vendin në tregun BE-së dhe strukturat e sigurisë së NATO-s. Unë kam qenë e jam se karakteri ynë politik si Parti Socialiste është dhe duhet formuar nga vendimmarrjet dhe jo nga “sikuret” që janë sëmundje kronike të së Majtës Europiane.

Publikut dhe sidomos atyre që na besojnë, u duhet t’u themi me qetësi se vendimet tona nuk do prodhojnë veç bamirësi, por do të ecim drejt operacioneve, të cilat mund të duken edhe si të rënda në pamje të parë, por garantuese të një balancimi shoqëror larg kontrollit të diskretituar shtetëror.

Politika e relikes na fton ende të ndihemi më të shqetësuar me kritikat e së kaluarës se sa me mund=sitë e të ardhmes brenda një rrethi vicioz të statistikave të rritjes së shpejtë dhe rënies së aktiviteteve tregtare, të progresit dhe të korrupsionit dhe të mbetemi skllevër të zgjedhjes midis atyre që nuk munden dhe atyre që nuk kanë dëshirë.

Dilema në fjalë është e natyrshme dhe vjen edhe nga paaftësia për të mos kuptuar natyrën e ndryshimit. Si komb, nga komunizmi u ndamë gjeopolitikisht në 1960-=n. U desh=n 30 vjet ta kuptonim!…

Rama, Blushi dhe Malaj, si i vlerësoni tre kandidaturat dhe a keni ndonjë preferencë për ndonjërin prej tyre?

Unë do të votoj për Edi Ramën. Sigurisht, e di që Edi Rama e ka pasur jo të lehtë të përfaqësojë simbolikisht projektin dhe kauzën e PS-së. Kjo është një marrëdhënie pak e vështirë kush njeh Ram=n dhe PS-në. Por, Rama mbetet oferta më e përshtatshme për drejtimin e PS-së.

Në zgjedhjet që duhet të bëjë PS-ja për një kryetar dhe Rama vetë për t’u marr= me politike, sipas meje, ka një kryqëzim interesash të pashmangshme. Ram=s i duhet me se s’bën fitorja në një duel të vazhduar me “reliken” Berisha dhe PS-së i duhet një kryetar me këtë ankth.

N= 2005-=n, Rama mendoi se fitoi PS-në, por tani është ai që ka nevojë për të. Rama, sipas meje, përfaqëson një lidhje interesante të së majtës me liberalizmin deri në kufijtë e antipolitikës.

Ai u soll me të majt=n sipas një keqkuptimi të arsyeshëm. Ai e trajtoi atë si ideologji, kur në fakt ajo ishte traditë, ose më së paku, një familje që i mbijetoi kohës duke kryer mbi veten operacionin social më të suksesshëm shqiptar.

Në 2005-=n, Rama u zgjodh si një “bast” fitoreje për t’u rikthyer në pushtet dhe unë, sidomos për këtë frym= “korporate”, kam votuar kund=r tij! Tani, ai është sfida që shumë socialistë si unë nuk pranojnë t= jen= të humbur përballë Berishës!

Në 2005-=n, Rama thoshte se PS-ja “është një instrument” … tani duhet ta kuptojë se kjo familje që quhet Parti Socialiste, ka veç drejtuesit e saj instrumente të qëllimeve të saj, shum= më të thell= e më të gjer= se sa fati i një kryetari.

Q=llimet më të mira humbasin me një plan të keq. Sfida elokuente e Ramës në zgjedhjet e qershorit 2009 ra në llumin e kontradiktës të kohës që jeton shoqëria jonë e kufizuar nga “dëshirat e pafund”. Kam respekt e miqësi qoftë me Malajn e qoftë me Blushin, por kam marrë një pozicion që e kam shprehur tanimë për përkrahjen time karshi Ramës.

Riardhja e Ramës në krye të PS-s=, shpresoj të ketë ndryshime e korrigjime, të cilat jam i bindur për një tip si ai, këto nuk do lidhen me faktin e rikthimit, por dhe të rigjetjes së një debati (sa me konstruktiv) brenda PS-së për vendimmarrjet më të mira.

PS-ja, në një rezolutë të miratuar nga Asambleja Kombëtare ka përcaktuar se zgjedhjet ishin jashtë standardeve dhe për rrjedhojë, edhe rezultati i dalë prej tyre është i papranueshëm. Nga ana tjetër, një grupim alternativ pretendon se, pavarësisht problematikës së vërejtur gjatë procesit zgjedhor, PS-ja duhet të pranojë humbjen dhe, për rrjedhojë, dhe institucionet e saj.

Cili është qëndrimi juaj lidhur me këtë debat, kur dihet që një pikë e tillë do të jetë dhe pjesë e diskutimeve në kongresin e së shtunës?

Pozicioni im është i njohur dhe publik që nga mbledhja e asamblesë në fjalë. Legjitimiteti i zgjedhjeve është i gjerë në përmbajtje, por në thelb ai lidhet me pranimin e pushtetit pa detyrim.

Nuk ka dyshim që mungesa ose cenimi i legjitimitetit e kthen çdo garë në sistemin tonë politik në një provë të forcës në mënyrë të përsëritur. Kjo nuk do të thotë se Berisha si protagonist i kësaj historie është një lider i “fortë”. Nuk mund ta ngatërroj forcën me energjinë.

Shpejt, mendoj edhe brenda PD-s=, do fillojnë ta shohin rezultatin e zgjedhjeve më tepër si një barrë se sa një përfitim afatgjatë politik. Dëshira për të lënë vendin pa realitet dhe motivim politik do të ishte fatkeqësi edhe për vetë PD-në, në kushtet në të cilat ndodhet vendi.

A do ketë një bashkëpunim midis PS-s= dhe PD-s= në të ardhmen, pasi duket se kërkesa për zgjedhje të reja e përjashton këtë?

Mendoj se PS-ja dhe PD-ja nuk jan= formuar nga eksperienca historike të nj=jta. Marrëdhënia e PS-së me PD-në është një marrëdhënie politike.

Çështja në rastin e dy partive të mëdha nuk shtrohet si të klasifikohet marrëdh=nia, por çfarë është përmbajtja e saj. Marrëdhëniet e bashkëpunimit nuk janë një favor, por në interes të një mjedisi shumë më të gjerë, që quhet Shqipëri.

Padyshim, që ka ngasje serioze për ta barazuar opozitën me tradhtinë, por kjo është më shumë një kulturë e viteve ’90, ku mosfunksionimi apo dobësia e shtetit e bënte opozitën të dukej si një rrezik kombëtar.

Zoti Rama është akuzuar për mungesën e “kauz=s” në zgjedhjet e fundit. Aktualisht, në krah të PD-s= është edhe ish-pjesa juaj e LSI-së.

A do të jetë një opozitë edhe më e vështirë për PS-në dhe zotin Rama nga kjo situatë, nëse ai rizgjidhet kryetar i PS-së?

Jo! Sigurisht që marrëdhënia më e ngushtë e PD-së me LSI-në, në bashkëqeverisje, padyshim që do sjell= një tronditje për skenën politike dhe jo thjesht për mënyrën e të bërit opozitë. Mendoj se do të kemi një rreshtim të ri politik, i ngjash=m me atë që ndodhi në referendumin për Kushtetutën në vitin 1994.

Formacionet politike të ndara të ’94-=s, e mbyllen ciklin deri diku në zgjedhjet e 2005-=s. Ajo që do verifikohet shpejt, sipas mendimit tim, është “familjarizimi” i LSI-së në shtëpinë e centralizuar të Berishës dhe humbja e ndjesisë së udhëheqjes gjatë rrugës, së këtij të fundit.

Kauza opozitare nuk ka qenë ndonjëherë kaq e qartë për t’u parë e thënë. Ne nuk do lejojmë që qeverisja “të përjetësohet” e dominuar nga një elitë e ashtuquajtur e “djatht=”, që po ecën sipas parimit të gueriljeve revolucionare: “Fitojmë për aq kohë sa nuk humbim”.

Arsyeja është e thjeshtë, pasi do kenë përballë njerëz që nuk humbin në qoftë se nuk fitojnë…përkohësisht! Ky nuk është bast! Kjo është fuqia e ngjarjeve që kanë ndodhur e do të ndodhin.

Për Ramën

“Unë do të votoj për Edi Ramën. Sigurisht, e di që Edi Rama e ka pasur jo të lehtë të përfaqësojë simbolikisht projektin dhe kauzën e PS-së. Kjo është një marrëdhënie pak e vështirë kush njeh Ram=n dhe PS-në. Por, Rama mbetet oferta më e përshtatshme për drejtimin e PS-së. Në zgjedhjet që duhet të bëjë PS-ja për një kryetar dhe Rama vetë për t’u marr= me politike, sipas meje, ka një kryqëzim interesash të pashmangshme.”

Për Malajn e Blushin

“Kam respekt e miqësi qoftë me Malajn e qoftë me Blushin, por kam marrë një pozicion që e kam shprehur tanimë për përkrahjen time karshi Ramës. Riardhja e Ramës në krye të PS-s=, shpresoj të ketë ndryshime e korrigjime, të cilat jam i bindur për një tip si ai, këto nuk do lidhen me faktin e rikthimit, por dhe të rigjetjes së një debati (sa me konstruktiv) brenda PS-së për vendimmarrjet më të mira.”

Për zgjedhjet

“Pozicioni im është i njohur dhe publik që nga mbledhja e asamblesë në fjalë. Legjitimiteti i zgjedhjeve është i gjerë në përmbajtje, por në thelb ai lidhet me pranimin e pushtetit pa detyrim. Nuk ka dyshim që mungesa ose cenimi i legjitimitetit e kthen çdo garë në sistemin tonë politik në një provë të forcës në mënyrë të përsëritur”

Për LSI-në

“Sigurisht që marrëdhënia më e ngushtë e PD-së me LSI-në në bashkëqeverisje, padyshim që do sjell= një tronditje për skenën politike dhe jo thjesht për mënyrën e të bërit opozitë. Mendoj se do të kemi një rreshtim të ri politik, i ngjash=m me atë që ndodhi në referendumin për Kushtetutën në vitin 1994″

Për të majtën

“E majta e PS-s= ka qenë, por sot duhet të jetë më shumë se kurrë baza politike e sistemit ekonomik që do integroj= vendin në tregun BE-së dhe strukturat e sigurisë së NATO-s. Unë kam qenë e jam se karakteri ynë politik si Parti Socialiste është dhe duhet formuar nga vendimmarrjet dhe jo nga “sikuret” që janë sëmundje kronike të së Majtës Europiane”

Për “Politikën e re”

“Padyshim, e pse jo?! E majta duhet të ndryshojë dhe pagesa e një çmimi është real, por do të ishte naivitet të mos pranohej që nuk ka çmim. Dhe në këtë drejtim, mendoj se debati nuk do të kapërcejë kufijtë e spekulimit. Edi Rama ka të drejtë të flasë për ndryshim edhe më shumë, pasi ai është protagonist i saj e jo veç konsumator”

Për kongresin

“Nuk besoj se Kongresi i PS-së do të ishte kaq i thellë dhe me përgjigje të gatshme për çfarë ka ndodhur e do të ndodhë me të majtën. Politikën e majtë e presin shumë detyra dhe dilema, të cilat vijnë nga një shoqëri si e jona dhe për të cilat një kongres është pak. E majta ka përballë vetes një shoqëri ku pasuria është ndarë në mënyrë të pabarabartë dhe shpesh të dyshimtë.”

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com