Kategoria | Politike

Etiketat : , ,

Milo në Patos: E majta duhet të fitojë për të ndryshuar vendin

Ashtu si edhe partitë e tjera, edhe PDS-ja e drejtuar nga Paskal Milo bëri publike listën e deputetëve të saj për 12 qarqet. Kryetari i kësaj partie do të jetë i pari në listën e Fierit, por edhe të Qarkut të Dibrës. Ndërsa në Qarkun e Gjirokastrës PDS-ja e Milos do të përfaqësohet me kandidatët Hasim Peta, Aurel Bilili, Vladimir Dosti, Marjana Labi dhe Fatbardha Idrizaj. Pas publikimit të kandidaturave, kryetari i PDS-së ka vijuar fushatën e tij zgjedhore, duke u ndalur në qytetin e Patosit. Gjatë fjalës së tij, Milo tha se “ne duam t‘u themi shqiptarëve se me Sali Berishën nuk mund të shkohet në Evropë. Me Sali Berishën mund të shkohet mbrapa, por jo përpara. Prandaj progresi i Shqipërisë mund të bëhet vetëm me koalicionin tonë të progresit, progresi i Shqipërisë mund të arrihet vetëm me bashkimin për ndryshim, progresi mund të arrihet vetëm me forca të tilla politike si Demokracia Sociale që e kanë të shtrenjtë demokracinë dhe të gjitha parimet bazë të një shoqërie evropiane”. Më tej Milo theksoi se zgjedhjet e 28 qershorit janë një sfidë e madhe për Demokracinë Sociale, për opozitën në tërësi, por edhe për Shqipërinë. Ne, tha Milo, kemi një mijë e një arsye për t‘i fituar zgjedhjet e 28 qershorit dhe do t‘i fitojmë ato. “Por, përtej këtij optimizmi të bazuar ne duhet t‘u tregojmë shqiptarëve pse duhet t‘i fitojmë zgjedhjet”, tha Milo.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com