Kategoria | Politike

Etiketat : , ,

Negociatat, Mediu takon Berishën: Në qeveri, sipas kontributit

TIRANË-Negociatat për qeverinë e re vijuan sot me takimin mes kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kryeministrit Sali Berisha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike. Pas takimit dypalësh të zhvilluar në selinë e Kryeministrisë, Mediu tha për mediat “se i paraqiti kryeministrit kërkesat e PR-së lidhur me formatimin e kabinetit të ri qeverisës.
“Ne do të ecim në logjikën e proporcioneve të votave, si ka deklaruar dhe kryeministri, por në vlerën që përfaqëson PR brenda koalicionit të djathtë. Ende nuk është vendosur asgjë dhe para se t’i bëj të qarta vendimet në opinion publik do t’i diskutoj ato me kolegët e kryesisë së PR-së”, tha Mediu për gazetarët, pa pranuar të japë detaje të tjera rreth takimit.
Ai është treguar i rezervuar, duke theksuar se gjithçka që do të vendoset do të jetë vendim që do të dalë nga kryesia e partisë që drejton. “Ne do të mbledhim kryesinë e cila do të marrë qëndrimin e saj për propozimin e kryeministrit për t’u përfaqësuar në qeveri”- tha më tej ai.
PR, një nga aleatët më të ngushtë të PD-së, në zgjedhjet e 28 qershorit mundi të sigurojë një mandat deputeti.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com