Kryeministri Berisha gjate nje takimi elektoral me simpatizantet e PD Fier, pasditen e djeshme deklaroi se ne kater vitet e ardhshme ky qytet do te shnderrohet nje nga epiqendrat me te rendesishme industriale te vendit. “Kater vitet qe vijne, Fieri do te shnderrohet ne nje nga epiqendrat me te rendesishme industriale te Shqiperise, me universitetin e tij, me tregjet e medha, me zonat reja turistike, me parqet e medha energjetike, ndaj le ta shnderrojme kete fushate, ne festen e fitores sone te madhe”, deklaroi kreu i qeverise nga sheshi kryesor i qytetit. Sipas Berishes, nje nga prioritet e qeverise qe ai drejton, do te jete edhe punesimi i qytetareve ne te gjithe vendin. Po keshtu kreu i qeverise theksoi se nje rendesi me e madhe do t’i kushtohej edhe ceshtjeve sociale. “Jam ketu per t’u zotuar se Shqiperia sociale, Shqiperia e vuajtjes dhe e dhimbjes, eshte Shqiperia e perkushtimit tim me te madh per t’i lehtesuar ato, sepse une Sali Berisha, do te bej cdo perpjekje, derisa dhe qytetari i fundit i ketij vendi te zere vendin e punes”, deklaroi Berisha. Sipas tij, nuk mund te keto kater vitet e ardhshme asnje familje qe jeton ne mjerim.
Popularity: 1% [?]




