Kategoria | Politike

Etiketat : , ,

Rama: Përditë tjetërsohen tituj pronësie për familjen në pushtet

Nga Fieri, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u bëri thirrje edhe njëherë shqiptarëve të bashkohen dhe të protestojnë në çdo ditë të javës e të muajit pa pushim për të gjitha ato që sipas Ramës konsiderohen prej qytetarëve si shkelje që iu bëhen nga pushteti i tanishëm qeverisës. Rama theksoi se 30 prilli do të kulmojë me një protestë madhështore në Tiranë për të vazhduar më pas sërish me protesta deri në largimin e Qeverisë Berisha. “Ky qytet është simboli i rezistencës sonë pasi ishte këtu në Fier vendi që nisi beteja për të denoncuar manipulimin dhe prej këtu nisi puna për të kërkuar transparencë. Ne kemi pasur rrugë të vështirë që shumëkush nuk dëshironte të dëgjonte zërin tonë, fillin e arsyes sonë se ajo që ne kërkojmë nuk është pushteti i një pale, por i të gjithëve atyre që nuk jetojnë brenda familjes në pushtet. Kjo është Qeveria e borxheve të mëdha. 20 nëntori ktheu vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe i bëri të kuptojnë se kauza jonë është shumë më e madhe se përpjekja e një pale. Pasi grabiti votat, Berisha po çon vendin në një tatëpjetë ekonomike. Ai premtoi 160 mijë vende pune, por për shkak të politikës së mbrapsht, shqiptarët humbën rreth 100 mijë vende pune”, u shpreh Rama. Duke e vënë theksin në situatën ekonomike dhe atë të punësimit, kryesocialisti tha se shqiptarët çdo ditë e më shumë po varfërohen. “Përditë për hir të pushtetit, po tjetërsohen tituj pronësie në favor të familjes në pushtet, ndërkohë që shumë familje shqiptare po përjetojnë në nivel të varfërisë. Uji dhe dritat kanë shkuar në stratosferë dhe nuk mund të paguhen nga shqiptarët.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com