Kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, Ekrem Spahia ka qene dje ne Lushnje ku ka prezantuar dhe 16 kandidatet e kesaj force politike per Qarkun e Fierit. Spahia duke kujtuar arritjet e mandatit te fundit shfaqi synimin madhor te anetaresimit te vendit ne Bashkimin Evropian. “Shqiptaret e meritojne qe te jene ne Bashkimin Evropian dhe kemi bindjen se ne 4 vitet e ardhshme do te punojme qe Shqiperia te jete anetare me te drejta te plota ne Bashkimin Evropian, se realisht te gjithe reformat dhe standardet po shkojne ne rruge te mbare”, deklaroi Ekrem Spahia. Lideri i Partise se Levizjes te Legalitetit tha me siguri se reformat qe solli mazhoranca qeverisese, do t’i jape nje tjeter vote ne 28 qershor.
Popularity: 1% [?]




