Kategoria | Sport

Etiketat : , , ,

Apolonia, 3 ndeshje me rivalë direktë

Fierakët, për fat të keq, të katër ndeshjet e fundit i kanë me rivalët për të shpëtuar. Apolonia ka marrë një pikë të vlefshme në Korçë, duke realizuar objektivin e vet në lidhje me këtë takim. Ka qenë një ndeshje e vështirë për skuadrën fierake, por e përmbyllur jo keq, duke llogaritur faktin e një ndeshjeje transferte. Fierakët kanë mundur të marrin një pikë, por në tabelën e renditjes ata janë kthyer në vendin e parafundit, ashtu si dhe pas javës XXVII.

Kjo gjë është e lidhur ngushtësisht edhe me rezultatet që kanë marrë në këtë javë skuadrat e fundit të tabelës. Kështu, korçarët i kanë parakaluar bardhejeshilët në renditje për shkak të “dhuratës” shkodrane që bëri të mundur shndërrimin e humbjes në fitore për Skënderbeun, ndërsa Kastrioti ka mundur t’i shkëpusë tri pikë të arta Vllaznisë në ndeshjen që kanë luajtur midis tyre. Në ndeshjen që është zhvilluar në Korçë, Lika ka menduar fort për mbrojtjen dhe kjo është dukur dhe në formacionin që ka hedhur në fushë.

Spaho, Çarls Ofoyen, Shoshi, Mudresa dhe Çela janë pesë futbollistë me tipare të mirëfillta mbrojtëse, madje edhe në ndërrimet e kryera, janë hedhur në fushë Koreshi dhe Elmazi, dy futbollistë të tjerë mbrojtës. Kujdesi i skuadrës fierake për të mos shkuar drejt humbjes ka qenë maksimal dhe taktika e Likës ka rezultuar e suksesshme. Ndonëse janë ndodhur në disavantazh pas golit të shënuar nga Klodian Asllani, fierakët nuk janë treguar ekip apatik në fushë, por kanë reaguar, duke synuar drejt golit balancues. Dhe ia kanë arritur.

“Kemi luajtur një ndeshje kundër një skuadre që është kundërshtare e drejtpërdrejtë me ne, në një ndeshje që nuk e kemi pasur të lehtë. Skuadra ka qenë e motivuar dhe është përpjekur për të luajtur me kujdes dhe mendoj se ia ka dalë. Barazimi është një rezultat jo i keq, madje i merituar për ne, pasi skuadra e ka justifikuar me atë që bëri në fushën e lojës. Eshtë një pikë që ka vlerë vetëm për këtë takim, pasi ne vazhdojmë të jemi në pozitë të vështirë.

Për të dalë prej këtej, na duhet që të luajmë të karikuar në çdo takim dhe të kërkojmë të marrim pikët që na duhen për të qëndruar në superligë. Janë vetëm katër javë dhe nuk ke mundësi të zgjedhësh, por rëndësi më të madhe kanë sidomos ndeshjet direkte me skuadrat që kanë të njëjtat objektiva. Në këto takime duhet luajtur me maksimumin e përqendrimit, për të mos bërë hapa të gabuara, pasi përfitimi është i drejtpërdrejtë i kundërshtarit,” ka deklaruar kryepankina e Apolonisë, Hasan Lika.

Barazimi është një pikë që i vlen Apolonisë, por skuadra duhet të kthejë kursin në mënyrë të menjëhershme nga Kastrioti, një kundërshtar që i ka shkaktuar Apolonisë humbjen e parë në Fier gjatë këtij sezoni dhe ka sjellë pastaj dhe dorëheqjen e trajnerit Esad Karishik. Pasi kanë fituar me shkodranët, skuadra krutane do të provojë për të pasur një herë të dytë në Fier, pse jo për të guxuar drejt një fitoreje tjetër. Atëherë nuk do shumë mend që Apolonia as që shkon ndër mend tjetër rezultat, por llogarit vetëm fitoren.

Qirjako: Gramozi e vërtetoi ndershmërinë

Sekretari i klubit kolonjar Ilir Qirjako, i cili ka ndjekur me mjaft interes dy takimet e fundit që Gramozi luajti në Laç dhe këtë javë në Ersekë ndaj Flamurtarit, shprehet: “Gramozi në Laç dhe ndaj Flamurtarit në Ersekë bëri një paraqitje dinjitoze, ku të gjithë futbollistët kanë dhënë më të mirën në fushën e lojës, edhe pse në ato takime Gramozi vinte me plot mungesa, por lojtarët e aktivizuar e kanë kryer detyrën e dhënë nga trajneri Agim Canaj. Gramozi nuk e meriton këtë vend që ka në klasifikim.

Duke luajtur një futboll të ndershëm, lojtarët treguan edhe njëherë se Gramozi do të luajë ndershëm deri në fund të sezonit, duke mos bërë kompromis me asnjë ekip. Faktorët e jashtëm e detyruan Gramozin të jetë në këtë pozitë. Por më mirë një fund me nder, sesa të hysh në historinë e futbollit shqiptar si ekip i trukimeve dhe skandaleve, sepse kjo njollë e turpshme, është shumë e rëndë dhe ka një peshë shumë të madhe për një ekip që e ka karakterizuar gjithmonë ndershmëria dhe drejtësia, pasi të tillë janë edhe njerëzit që janë në këtë klub, duke filluar që nga presidenti Mustafa Taçi, dhe vijuar te të tjerët. Për sa u takon takimeve të mbetura, duke filluar që nga kjo javë me Tiranën dhe në vazhdim, ekipi do të vijojë të luajë më të njëjtin mobilizim, për t’i dhënë ngjyra sa më

Renditja pas javës së 30-të

1.DINAMO 58 pike
2.BESA 49 pike
3.TIRANA 47 pike
4.LACI 45 pike
5.SHKUMBINI 42 pike
6.FLAMURTARI 41 pike
7.VLLAZNIA 40 pike
8.TEUTA 39 pike
9.SKENDERBEU 38 pike
10.APOLONIA 38 pike
11.KASTRIOTI 36 pike
12.GRAMOZI 23 pike

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com