Kategoria | Sport

Apolonia zyrtarizon serbin Esad Karishik

Apolonia emëron drejtuesin e ri të stolit. Pasardhës i Gerti Haxhiut në drejtimin e skuadrës fierake është Esad Karishik. Trajneri serb do të ketë detyrën që të nxjerrë bardhjeshilët nga kriza e rezultateve dhe t‘i ndihmojë që të arrijnë mbijetesën sa më të shpejt në Kategorinë Superiore. Menjëherë pas ndeshjes së humbur 0-2 në “Loni Papuçiu” me Dinamon, të vlefshme për javën e nëntë, trajneri Haxhiu dha dorëheqjen nga skuadra. Vendimi erdhi për shkak të situatës së vështirë, ku Apolonia renditet në vendin e 10-të, me 8 pikë të grumbulluara. Pas suksesit në javën e pestë, duke fituar 0-1 në fushën e Partizanit, fierakët kanë zhgënjyer në fushën e lojës. Në katër ndeshjet e fundit ata kanë regjistruar një barazim (në fushën e tyre me Flamurtarin) dhe katër humbje (me Teutën, Bylis e Dinamon).

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu