Kategoria | Sport

Etiketat : , ,

Asllani: Një pikë, jo keq ndaj Dinamos

Një ndeshje ku Apolonia do të tregojë edhe një herë mundësitë e saj reale do të jetë edhe ajo ndaj Dinamos. Kundër bluve, të cilët kërkojnë me insistim fitoren e munguar prej disa javësh, fierakët do të përpiqen ta largojnë sa më shumë të jetë e mundur humbjen, duke kaluar në rekorde të reja pikësh për këtë sezon superlige. Eshtë kapiteni i fierakëve, Klodian Asllani, ai që bën një “rezyme” të përgjithshme të gjendjes së skuadrës së tij dhe bën parashikimin e radhës për ndeshjen kundër një prej ish-skuadrave të tij. “Kemi arritur që me përpjekje maksimale të ngjitemi në tabelë, pasi kemi bërë më të mirën e mundshme në disa ndeshje radhazi. Pikët e plota në katër ndeshjet e fundit janë një tregues i qartë i rritjes së skuadrës në të gjitha aspektet. Të gjitha këto kanë rrjedhur, së pari, nga vlerësimi me seriozitet i kundërshtarit dhe puna rigoroze që kemi bërë. Apolonia e sheh si të huaj egon apo përfshirjen nga euforia, që do të ishte shfaqja më e dëmshme për ne në këto momente. Janë të gjitha ç’thashë më lart disa nga faktorët bazë të sukseseve tona, për të cilat ne do të përpiqemi të mos i lëmë në këto stade, por t’i vijojmë më tutje,” – shprehet Asllani. Së fundi, kapiteni i fierakëve ndalet konkretisht edhe në ndeshjen kundër dinamovitëve, në të cilën Apolonia është e destinuar të mos humbasë. “Nuk ka sens që të ndalemi tani në këtë moment. Ne duhet të shohim vetëm përpara, pavarësisht se cili është kundërshatri ynë dhe ku luhjet ndeshja. Askush nuk mund ta quante të lehtë ndeshjen me Dinamon, sidomos kur ajo luhet në Tiranë, por duhet ta luash me sukses “pjesën” tënde. Ky është kusht i këtij sporti dhe nuk i shmangesh dot, kurrsesi. Në këtë vështirësi të re që do të kemi përpara, ne jemi përgatitur që të bëjmë tonë. Do të tregojmë kujdes të veçantë që të mos krijojmë hapësira për sulmuesit e rrezikshëm dinamovitë dhe e gjitha loja jonë do të synojë që të mos dalim së paku pa një pikë nga kjo fushë,” shprehet në deklarimin e tij kapiteni i Apolonisë, Klodian Asllani.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com