Kategoria | Sport

Etiketat : , ,

Champions, Inter shpallet kampioni i ri i Europes

MADRID- Interi është shpallur kampion i Evropës për herë të tretë në historinë e vet. Zikaltërit kanë triumfuar 2-0 në Santiago Bernabeu përballë Bajernit, duke ngritur trofeun më të rëndësishëm europian për klube. Në një finale të dominuar, skuadra e Zhoze Murinjos ka mbajtur lart emrin e Italisë, e cila do të vazhdojë të ketë 4 skuadra në Champions dhe jo tre. Në Madrid, në kryeqendrën e futbollit botëror, heroi i zikaltërve ishte Diego Milito me dy golat e tij. Argjentinasi shënoi nga një gol për çdo pjesë, njëri më i bukur se tjetri, duke i dhënë kurorën e kampiones së Evropës skuadrës italiane. Një festë e çmendur ka nisur në stadium nga fansat e Interit, që e prisnin prej 45 vjetësh një moment të tillë. Bajerni i Mynihut nuk ka mundur t’i bëjë dot ballë skuadrës italiane, e cila u tregua perfekte përgjatë 90 minutave. Skuadra bavareze ishte e pasaktë edhe në ato raste që krijuan, por edhe skemat taktike të Murinjos rezultuan më efikase se ato të Van Gal. Portugezi ndërkohë ia ka dalë mbanë të triumfojë sërish në një finale europiane pas asaj të vitit 2004 me Porton, por këtë herë e ka bërë përballë ish-mësuesit të tij Luis Van Gal. Nuk mund të shkonte më mirë ky sezon për Interin, që fiton trofeun e tretë, pas Kupës dhe kampionatit italian. Festa për këtë fitore të Interit nuk ka lënë pa përfshirë as kryeqytetin shqiptar, teksa çdo bar apo lokal ka qenë i tejmbushur me tifozë.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com