Kategoria | Sport

Drejtuesit e Apolonise optimiste per gjendjen e ekipit.

Minifaza përgatitore, gjatë ndërprerjes së kampionatit të Superligës Shqiptare, ka bërë që shumë skuadra të organizojnë grumbullimin e tyre jashtë Shqipërisë. Një prej këtyre ekipeve është edhe Apolonia e Fierit, e cila ka zgjedhur Kemerin e Turqisë, ku është akomoduar qysh prej 12 janarit. Gjithë kjo periudhë ka qenë e tejmbushur me ngarkesa të larta fizike në seancat stërvitore, ku ka rënë ndjeshëm në sy përkushtimi i futbollistëve fierakë, në abatimin e planit stërvitor të aplikuar nga trajneri Karishik. Kryepankina e Apolonisë ka treguar kujdes të veçantë kryesisht në treguesit taktik dhe fizik të skuadrës, pasi ai pretendon një ekip të freskët dhe të aftë për të luajtur me ritëm një 90 – minutësh.

Mundësia më e mirë për stafin drejtues të Apolonisë, kanë qenë pikërisht ndeshjet miqësore që skuadra ka zhvilluar në tokën turke, edhe pse paksa të vonuara. Kështu, Apolonia ka matur forcat me bardheblutë tiranas ditën e martë (20 janar), në një ndeshje ku gjithçka është ndarë në barazim 2 – 2, ndërsa të enjten (22 janar), fierakët janë mundur 2 – 5 nga Gagra, një skuadër e Superligës gjeorgjiane. Përtej shifrave të këtyre takimeve, më e rëndësishmja ka qenë ana e performimit të skuadrës dhe stafi teknik është shprehur relativisht i kënaqur në këtë drejtim, duke vlerësuar përkushtimin total të futbolistëve për të dhënë një Apoloni ndryshe në pjesën e mbetur të kampionatit. Në filozofinë që Karishik ka për lojën, ai kërkon që agresiviteti i skuadrës të jetë në kuota më të larta, pasi kjo do të sillte dhe më shumë produktivitet në vijën e parë, duke pasur dhe shtimin e konkretizimeve në portën kundërshtare. Pretendohet që sulmi të jetë më rezultatitv dhe kjo shpresë vjen dhe nga goditja e bërë në merkaton dimërore, ku fierakët do të kenë në dispozicion të tyre edhe shërbimin e futbollistit serb, Sead Haxhibuliç. Përsa i përket lëvizjeve në organikën e futbollistëve, skuadra ka pësuar disa ndryshime fare të vogla. Kështu, është zgjidhur dhe çështja e një “gardiani” tjetër tek Apolonia, pas largimit të Dines. Ai do të jetë tiranasi Alban Hoxha, ish – portieri i bluve dinamovit.

Ndërkohë, fierakët kanë arritur marëveshje edhe me dy futbollistë të tjerë serbë, qendërmbrojtësin Ferizoviç (i cili ka shënuar dhe golin e parë “shqiptar” në ndeshjen ndaj gjeorgjianëve) dhe sulmuesin Haxhibuliç. Në bazë të deklaratave të bëra nga presidenti Endri Puka, fierakët do të kryejnë dhe lëvizje të tjera në merkato, për të siguruar futbollistët që i nevojiten, duke u shprehur njëherësh se merkato për Apoloninë do të jetë e hapur deri në ditën e fundit. Skuadra, pas ndeshjes me Besën e Kavajës, të shtunën paradite në Kemer të Turqisë, do të vijojë intensivisht përgatitjet në qytetin e vet, të gjitha për të përballuar me sukses ndeshjen e parë pas ristartimit të kampionatit, atë me Flamurtarin e Vlorës.

Popularity: 1% [?]

2 Koment(e) Per Kete Postim

  1. ardi Thote:

    duhet te aktivizosh elion brataj ai eshte nje nga sulmuesit me te mire te apolonise perndryshe nuk ke gje ne vij

  2. ardi Thote:

    pershendetje nga ardi aliaj

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com