Kategoria | Sport

Messi i pasigurt kundër Espanyol

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është i pasigurt për derbin e qytetit kundër Espanyol, pasi ka pësuar lëndim në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Kievit.

Argjentinasi ia solli fitoren Barcelonës (2-1) pasi shënoi një shtylla-gol nga gjuajtja e lirë, disa minuta para fundit të ndeshjes. Por pastaj pësoi një goditje në nyje, për të cilën arsye duhej ta lëshonte fushën.

Barcelona këtë vikend do të takohet me Espanyol dhe ende është e pasigurt nëse Messi do të luajë në këtë ndeshje. Ndërkohë pritet të realizohen skenime dhe kontrolle shtesë për t’u përcaktuar saktësisht niveli i ëndimit dhe sa kohë Messi do të qëndrojë jashtë fushe.

Popularity: 1% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com