Kategoria | Sport

Etiketat : , ,

Murinjo te Reali, gati një kontratë 4-vjeçare

Në Milano tifozët i kanë dedikuar qindra pankarta, megjithatë e ardhmja e Zhoze Murinjos tani duket e vendosur. Lamtumira e tij nga Interi mund të quhet një realitet pas finales së Champions League zhvilluar të shtunën në mbrëmje në “Bernabeu”. “Dua ta fitoj këtë trofe me tre skuadra të ndryshme” deklaroi ai pas ndeshjes me Bajernin. “Nuk mund të mbash dot, ai gjithnjë kërkon të lëvizë në kërkim të stimujve të rinj”, tha Morati. E megjithatë, firma e Murinjos me Realin e Madridit duket vetëm çështje ditësh. Më saktë orësh. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat spanjolle, portugezi do të firmosë brenda të mërkurës. Ndërkohë Sunday Times bën të ditura edhe detajet e marrëveshjes. Murinjo do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me galaktikët, me një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon. Gazeta AS shkruan se takimi vendimtar mes Perezit dhe Murinjos mund të shtyhet për të premten. Në bazë të kontratës që ka me Interin, teknikut portugez i duhet të paguajë 16 milionë euro për t’u lënë i lirë nga zikaltërit. Por, me shumë mundësi Morati nuk do të bëjë aspak rezistencë, duke parë se Murinjo i dha një gëzim të pabesueshëm pas 45 vjetësh. Murinjo nuk u kthye me ekipin pas finales, megjithatë ai do të jetë në Milano që sot për shkak se fëmijët e tij kanë edhe një javë shkollë. Më pas, do të nisë aventura e tij madrilene, aty ku tifozët ia uruan mirëseardhjen që të mërkurën në mbrëmje, kur Interi zbarkoi për finalen e Champions League në aeroportin Barahas.

Popularity: 2% [?]

Keni dicka per te then? Shkruajeni me posht...

  • Ads
  • Te Fundit
  • Komente
  • Etiketat
  • Abonohu
Perfito adresen tende @fierionline.com