Apolonia është mundur 3-2 në Fier nga Kastrioti, duke u barazuar me pikë me Tiranën, nga 17 secila. Skuadra fierake kaloi dy herë në avantazh, por në të dy rastet krutanët barazuan, derisa në fund Grizha shënoi golin e fitores. Ndërkohë, në Ersekë, Gramozi mundi 2-0 Teutën duke dalë nga zona e ftohtë. Superliga do të vijojë të dielën me ndeshjet Flamurtari-Laçi dhe Skënderbeu-Vllaznia, ndërsa të hënën luhet supersfida Besa-Dinamo.Nderkohe ne takimet e tjera Tirana ka mundur 2-0 Shkumbinin, duke u rikthyer në zonat e larta të renditjes. Bardheblutë arrijnë kështu fitoren e tretë radhazi dhe tashmë e shohin veten në vend të tretë me 17 pikë, pas Dinamos dhe Besës. Në pritje të përballjes direkte mes këtyre dyjave, kampionët në fuqi mund të konsiderohen tashmë një nga skuadrat rivale për titull. Përballë Shkumbinit ka qenë një dominim i skuadrës së Alban Tafajt, por pavarësisht sulmeve të shumta, në pjesën e parë goli nuk ka ardhur. Në fund të saj arbitri Çekaj nxorri me karton të kuq Ilir Çaushajn, duke i lënë peqinasit me 10 vetë, gjë që ndikoi jo pak në moralin e tyre. Vetëm 7 minuta nga nisja e fraksionit të dytë Jetmir Sefa kalon bardheblutë në avantazh, duke kthyer qetësinë në skuadër. Shkumbini rrezikoi pak çaste më vonë me anë të Mustafajt, ndërsa në minutën e 57-të Sefa shënon edhe golin e dytë, duke vulosur praktikisht fitoren.
Ndërkohë, në takimet e tjera
Popularity: 1% [?]




