Fieri Online Website » Albpetrol

Naftëtarët e prekur nga reforma, lumë padish kundër “Albpetrolit”
Gjykata detyron kompaninë të dëmshpërblejë, por nuk kthen askënd në punë

Shumë nga naftëtarët që humbën vendet e punës për shkak të ristrukturimit të sektorit të naftës i janë drejtuar gjykatës me padi kundër kompanisë shtetërore “Albpetrol”. Shumica e proceseve gjyqësore të zhvilluara deri tani kanë përfunduar dhe kanë nxjerrë fitues naftëtarët, të cilët nuk kanë mundur të rifitojnë vendin e punës, por vetëm dëmshpërblime financiare. Punonjësit e sektorit të naftës hedhin në gjyq kompaninë “Albpetrol” sh.a., pasi kjo e fundit, sipas tyre, i ka larguar nga puna në mënyrë të paligjshme. Sipas të dhënave nga Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, konfirmohet se për periudhën janar-qershor të vitit 2010 janë depozituar mbi 354 padi për marrëdhënie pune. Burimet zyrtare të gjykatës tregojnë se 90 për qind të çështjeve të regjistruara për marrëdhënie pune përbëhen pikërisht nga paditë e naftëtarëve. Mësohet se shumica e paditësve e kanë humbur vendin e punës me pretekstin e reformës së zbatuar në sektorin e naftës konform disa kritereve. Por pikërisht kriteret janë mbrojtja e vetme naftëtarëve, që i janë drejtuar gjykatës. Ata pretendojnë se kriteret janë shkelur dhe gjykata u ka dhënë të drejtë në shumicën dërrmuese të rasteve. Dhjetë për qind e padive të kryera në gjykatë për humbjen e vendit të punës janë bërë kundër institucioneve si arsimi, energjetika etj. Duke iu referuar të dhënave që servir zyrtarisht Gjykata e Fierit konfirmohet se gati 293 raste padish janë pranuar dhe për to ka nisur procesi gjyqësor. Po kaq raste kanë fituar edhe gjyqet në përballje me kompaninë apo dhe institucione të tjera, duke fituar në këtë mënyrë edhe të drejtën e dëmshpërblimit në vlera monetare. Për rastet e naftëtarëve, ata kanë fituar të drejtën e marrjes së pagës dhe asistencës. Askush  nuk ka mundur të fitojë nga gjykata të drejtën për rikthim në punë. Vetëm 19 çështje mësohet se janë pushuar për shkak të tërheqjes së punonjësve nga përballja me gjykimin.

“Albpetrol” investon për mjedisin, por akuzohet për mashtrim
Fier- Akuza nga krerët vendorë dhe sindikatat

Kompania e naftës “Albpetrol” sh.a. edhe pse është në prag të privatizimit total të saj deklaron se po kryen investime për mbrojtjen e mjedisit. Madje, investimet e kryera kanë marrë fonde të mëdha. Kjo ka bërë që sindikatat e pavarura jo vetëm në sektorin e naftës të shprehen se nën pretekstin e investimeve janë kryer abuzime të mëdha.

Drejtues të kompanisë “Albpetrol” thonë se gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2010 kanë kryer investime për përmirësime të mëdha të teknologjisë në fushat naftënxjerrëse, për rehabilitimin mjedisor. Sipas deklaratave për shtyp të drejtuesve të kompanisë konfirmohet se me investimet e periudhës së parë të këtij viti  është realizuar riparimi i operatorit të riciklimit të elementeve ndotës të naftës, si dhe është realizuar përmirësimi i teknologjisë së injektimit të ujërave të shtresës, të cilat dalin  nga stacioni i dekantimit dhe rikthehen në shtresën e pusit pa prekur mjedisin përreth. “Këto investime janë kryer për uljen e nivelit të ndotjes që duhet pranuar se më parë ka qenë i lartë” tha drejtori i departamentit të mjedisit, Ylli Fejzullahu.

Ai sqaroi se është realizuar eliminimi i shkarkimit të naftës në kolektorin e Roskovecit dhe në lumin Gjanicë. “Nëpërmjet sistemit të riciklimit është përmbushur mosndotja e lumit dhe kolektorit  dhe pritet një përmirësim i ndjeshëm i situatës në zonën  bregdetare”, tha Fajzullahu, i cili saktësoi se këto operacione kishin kushtuar 40 milionë lekë.

Por këto deklarata të tij kundërshtohen nga kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj, dhe nga kryetari i Komunës Topojë, që administron plazhin e Semanit.

Zeqaj thotë se industria e naftës vazhdon të jetë ndotësi kryesor i lumit Gjanicë, që përshkon mes përmes Fierin. Madje, sipas kryebashkiakut të Fierit, niveli i ndotjes është rritur ditët e fundit. “Deklaratat për investime që bën “Albetrol”, për mua  janë thjesht justifikime për paratë e harxhuara”, tha Baftjar Zeqaj. I të njëjtit mendim është edhe Sotir Zarka, kryetari i Komunës Topojë. Ai thotë se ndotja e bregdetit të Semanit mbetet në nivele të larta.

Ndërkohë, sindikatat e naftës, si dhe të tjera organizma sindikaliste në Fier akuzojnë kompaninë shtetërore të naftës se po deklaron investime inekzistente për mjedisin, për të mbuluar abuzimet e kryera.

“Albpetrol” në krizë, kërkon kredi për rrogat e punëtorëve
Nëndrejtori: Faji i ARMO-s që nuk shlyen detyrimet.  Kompania e shtetërore e nxjerrjes së naftës, “Albpetrol” sh.a është duke përjetuar një krizë të vërtetë financiare. Prej afro dy muajsh nuk është paguar asnjë nga 3200 punonjësit që figurojnë në borderotë e kësaj kompanie. Ky fakt është pohuar edhe nga nëndrejtori i kompanisë, Vasillaq Ngresi. I kontaktuar nga “Shqip” ai është shprehur se: “Mungesa e fondeve për likuidimin e pagave ka bërë që të kemi pasur një ndryshim në rendin e pagesave të punonjësve. Ndërkohë, po përpiqemi që brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe, maksimumi dy ose tri ditë, të bëjmë shlyerjen për pagesat e pesëmbëdhjetëditëshit të dytë të muajit shkurt për të gjithë punonjësit. Pas shlyerjes së pagesave për muajin shkurt, do të nisim të likuidojmë edhe muajin mars e në vijim”.

Overdraft-i

Më tej nëndrejtori Ngresi ka shtuar se për të dalë nga kjo krizë financiare ku është futur kompania “Albpetrol” sh.a, do të përdoret “overdraft”-i, si dhe do të aplikohet për marrje kredie në qeveri. “Jemi në procedurat e marrjes së “overdraft”-it nga banka nëpërmjet së cilës paguajmë punonjësit. Shuma e kësaj “kredie” është 150 milionë lekë të reja, të cilat sapo të merren, pas dy ditësh do të jenë në shërbim të fondit të pagave për punonjësit.

Kredia

Ndërkohë, këshilli mbikëqyrës, si dhe drejtuesit e “Albpetrol”.sh.a janë duke ndjekur të gjitha procedurat për të aplikuar për marrjen e një kredie nga shteti. Për këtë i jemi drejtuar qeverisë shqiptare për një kredi të madhe, me shumën e 500 milionë eurove”, tregon nëndrejtori Ngresi. Sipas tij, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është sinjalizuar për krizën që po kalon kompania dhe vetë ministri Genci Ruli është duke negociuar dhe do paraqesë për miratim në qeveri kërkesën për kredi.

Shkaku

Sipas nëndrejtorit Ngresi, “ngërçi” i krijuar, nuk është për shkak të rendimentit të kësaj kompanie, por për shkak të vonesave në pagesa nga ana e kompanisë private “ARMO”. “Pronarët e rinj të kësaj kompanie nuk kanë kryer asnjë likuiditet kundrejt ‘Albpetrol‘ sh.a., duke na shkaktuar këtë krizë ku jemi futur. Treguesit financiarë të kompanisë, si për vitin 2008 dhe në vijim janë tepër të lartë dhe kriza ka ardhur vetëm prej mosrespektimit të aktmarrëveshjeve nga ana e pronarëve të ‘ARMO‘-s.”, tha nëndrejtori i “Albpetrol”-it. E ndërsa fondi i pagave të 3200 punonjësve do të realizohet nga “overdraft”-i dhe kredia që mund të merret prej qeverisë, ky fond nuk është i mjaftueshëm edhe për të paguar mbi 1200 punonjësit që janë prekur nga reforma, të cilët trajtohen me asistencë sociale.

Reagimet

Pak ditë më parë, Shoqata e Intelektualëve të Naftës drejtuar nga ish-drejtori i “Albpetrolit” sh.a, Vlashi Nakuçi, i ka paraprirë këtij problemi dhe ka paralajmëruar krizën ekonomike ku është përfshirë kjo kompani që prej disa muajsh. Ndërkohë, selia e Partisë Socialiste, dega Fier, ka dalë dje me një deklaratë në mbështetje të shqetësimit të mijëra naftëtarëve, për mosmarrjen e pagave që prej dy muajve. Kryetari i PS-së së Fierit, Arjon Muçaj, është shprehur se: “Selia e PS-së Fier denoncon vazhdimin e papërgjegjshmërisë së Ministrisë së Ekonomisë përfaqësuar nga ministri Genci Ruli, por edhe drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike në ndërmarrjet e naftës, të cilët janë ende të pangopur me vjedhjen që u kanë bërë këtyre ndërmarrjeve”. Sipas Muçajt, PS ka formuar një komision parlamentar, i cili po shqyrton denoncimet për abuzime dhe shkelje financiare që dyshohet se janë kryer në “Albpetrol”, sh.a.

Albpetrol investon per te pastruar Gjanicen nga ndotja
Kompania “Albpetrol” investon ne Qendren e Prodhimit te Naftes ne Ballsh per te shmangur ndotjen e lumit Gjanica nga mbetjet e hidrokarbureve. Lajmi konfirmohet nga drejtori i njesise, Zylfto Mehmeti, i cili deklaron per gazeten se “nuk do te kete me ndotje te Gjanices dhe Fierit nga industria e naftes”. Projekti i mbrojtjes se mjedisit, si dhe i ngritjes se nje impianti per perpunimin e ujerave te puseve te naftes, ka nisur dy vjet me pare dhe eshte drejt perfundimit. “Jemi ne vazhdim te perfundimit te impiantit te rehabilitimit te mjedisit dhe menaxhimit te ujit qe del nga puset, si dhe nga perpunimi i naftes”, shpjegoi Mehmeti per kete proces. Nje grup specialistesh po monitoron efektet qe jep investimi i kryer ne kete rajon. Kryeinxhinieri i kompanise, Vullnet Sulaj, tha se investimet e “Albpetrol” kane prekur qendren e prodhimit ne Usoje dhe ne Kash.