Fieri Online Website » Apollonia

Korçarët: Apolonia vlen sa një sezon
Për Skënderbeun e Mirel Josës, ndeshja e nesërme ndaj fierakëve zgjidh shumë gjëra për të ardhmen

Sot korçarët do të jenë me veshë nga vendimet që do të marrë komisioni i disiplinës, në lidhje me ndeshjen e Shkodrës, nga ai takim i cili Skënderbeu kërkon tripikëshin në tavolinë. Nëse korçarëve do t’u jepet ky tripikësh, Skënderbeu do të ngjitet në kuotën e 36 pikëve dhe do ta presë më i qetë Apoloninë nesër në Korçë.

Ndeshja e kësaj jave për korçarët cilësohet një nga ndeshjet më vendimtare të sezonit, edhe për atë se, përveç fitores, kuqebardhëve nuk u bën punë asnjë rezultat tjetër. Për këtë, skuadra korçare është duke punuar shumë në këto stërvitje të fundit dhe vlerësimi për këtë 90-minutësh është maksimal. Në këtë ndeshje edhe sportdashësit mendojnë ta rikthejnë edhe një herë emocionet e ndeshjes me vlonjatët dy javë më parë, ku në stadium ishin të pranishëm mbi 7 mijë tifozë.

Sigurisht, shoqata e tifozëve edhe gjatë ditës së djeshme u ka bërë thirrje të gjithëve që të mërkurën të jenë në mbështetje të skuadrës të tyre të zemrës. Trajneri Mirel Josa e ka mendjen vetëm te kjo ndeshje, që vërtet vlen sa një sezon i tërë dhe Skënderbeu do të kërkojë që këtë herë të mos i zhgënjejë sportdashësit, ashtu siç bëri me Flamurtarin, kur humbi me rezultatin 1 0. “Eshtë një ndeshje e vështirë dhe këtë e dimë të gjithë. Apolonia nuk ka çfarë të humbasë dhe do të luajë për të marrë më të mirën ndaj nesh, por lojtarët e mi duhet ta tregojnë veten, pasi luajnë në shtëpi dhe nuk mund të gabojmë në dy ndeshje radhazi.

Nuk kemi më kohë që të lëshojmë dhe më vjen mirë që në këtë takim nuk do të kem asnjë mungesë. Kemi edhe një seancë stërvitore për të zhvilluar dhe, pavarësisht se koha ishte shumë e shkurtër për t’u përgatitur për këtë ndeshje, jam i bindur që do t’ia dalim. Mbi të gjitha, janë vetë lojtarët që kanë në dorë fatet e Skënderbeut në këtë ndeshje,” ka thënë Josa, trajner i cili duket se deri në ndeshjen e fundit të sezonit do të jetë në ankth, pasi lufta në fundin e tabelës në këtë moment është bërë më shumë se e egër.

Skënderbeu mezi gjen fushë stërvitjeje

Dje skuadra korçare ka vuajtur shumë për të gjetur një fushë stërvitjeje. Në orën 14:00, ekipi, nën drejtimin e Josës, ka udhëtuar drejt Polenës për të zhvilluar stërvitjen e radhës, ndërkohë që në këtë fushë ishte e pamundur për t’u kryer stërvitje, pasi ishte e mbuluar nga uji. Kjo e detyroi skuadrën që të kthehej menjëherë drejt Korçës dhe stërvitja është zhvilluar në një fushë pranë Universitetit.

Lika Leskaroski, 90% luajnë nesër

Stafi mjekësor i skuadrës korçare është duke punuar shumë, në mënyrë që të rikthejë në fushë dy të dëmtuarit e skuadrës, lezhjanin Lika dhe maqedonasin Leskaroski. Lika ka dy ndeshje që nuk luan, ndërkohë që Leskaroski nuk luajti vetëm në Shkodër, të dy për shkak dëmtimesh. Dhe mungesa e tyre është ndierë, ndërkohë që dje të dy lojtarët janë bashkuar me grupin dhe mendohet që me mbi 90% të mundësive të jenë të gatshëm.

Apolonia “ngre flamurin” në Vlorë, Flamurtari “KO”
Flamurtari – Apolonia 0‑2

Shënues: Bërkiç 55′, Haxhibuliç 91′

Flamurtari: Moçka, Kon (Alvish 41′), Beqiri, Paniç, Veliu, Merxha (Shehaj 58′), Kuqi (Rustemi 46′), Guna, Begaj, Mema, Brajkoviç. Trajner: E.Liçaj.

Apolonia: Hoxha, Peqini, Feruzoviç, Spaho, Sreçkoviç, Haxhibuliç, Hoti, Meto, Asllani (Dhrami 88′), Bërkiç, Çerçizi. Trajner: E.Karishik.

Gjyqtarë: B.Pashaj, E.Doda (Tiranë), D.Hoxha (Lezhë)

Kartonë të verdhë. Alvish, Paniç, Mema, Çerçizi

“Radiografia”

10′- Brajkoviç del i vetëm përballë Hoxhës, godet, ky i fundit pret, ndërsa më pas Peqini largon në korne.

16′- Kros i Merxhës. Largon portieri i Apolonisë. Topi te Guna, që largon, por sërish largon portieri.

22′- Hoti përfiton nga një gabim i Beqirit, godet nga jashtë zonës, por pret Moçka.

28′‑ Sulm i Apolonisë, topi te Bërkiç, i cili pason për Asllanin, që në hyrje të zonës godet, por jashtë.

31′‑ Bërkiç pengohet brenda zonës, Apolonia kërkon penallti, por më parë gjyqtari anësor ka sinjalizuar një pozicion jashtë loje për lojtarin serb.

34′‑ Flamurtari në sulm. Guna pason shkurtazi te Begaj, mesfushori vlonjat hyn në zonë, godet diagonal me portën, por sërish vetëm jashtë.

40′‑ Sërish Guna pason te Begaj, topi harkohet në zonë, ndërhyn Mema me kokë, por gjuajtja e tij është mbi tra, pa rrezikuar portën e Hoxhës.

46′‑ Asllani gjen të lirë Bërkiçin, sulmuesi serb hyn në zonë, godet bukur, topi përplaset në shtyllë, kthehet në lojë, provon edhe Hoti, por Moçka largon në korne, duke i thënë “jo” golit.

55′‑ Sreçkoviç, nga krahu i majtë, hedh një top në zonë, Bërkiç përfiton e kalon topin mbi portierin vlonjat dhe realizon. 0‑1 për Apoloninë.

63′‑ Alvizh provon nga një goditje dënimi, topi i drejtohet portës, por në çastet e fundit Hoxha largon në korne.

72′‑ Pasiguri e mbrojtjes së Apolonisë. Spaho kërkon të largojë topin, që përplaset te Shehaj dhe përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

80′‑ Top në zonën e Apolonisë, largon mbrojtja, Guna godet me shpejtësi, pret Hoxha, topi rikthehet në lojë, provon edhe Brajkoviç, por portieri mik është i pakalueshëm.

87′‑ Shehaj futet në zonë, godet me të majtën ngjitur me shtyllën, Hoxha sërish thotë “jo”, duke larguar në korne.

91′‑ Dhrami provon në zonë, largon Beqiri, topi te Haxhibuliç, që nga rreth 35 metra shkarkon të djathtën, që ndalet në rrjetë. Apolonia mbyll ndeshjen me golin e dytë, 2-0.

Komenti

Flamurtari e nis me humbje vitin 2009, ndërsa Apolonia merr një fitore shumë të vlefshme në Vlorë, ku ashtu siç u zhvillua loja, duket se ekipi mik e meritoi fitoren. Dy gola në pjesën e dytë u kanë dhënë tri pikë miqve, që me atë çfarë treguan në Vlorë, duket se do të jenë një “kockë e fortë” për pjesën e mbetur të sezonit. Ndeshja nis mirë për Flamurtarin, kur Brajkoviç mund të kishte realizuar për vlonjatët, por i vetëm përballë Hoxhës gabon, duke mos arritur të kalojë portierin mik, që edhe në raste të tjera do të ishte pa dyshim një pikë shumë e fortë për miqtë. Pas këtij momenti, Flamurtari kërkon të fitojë terren, por jo të rrezikojë seriozisht portën mike, ndërsa Apolonia mbrohet mirë dhe në kundërsulm është mjaft e rrezikshme, kryesisht me Bërkiçin dhe Asllanin. Dy gjuajtje, nga një për çdo skuadër, nuk do të sillnin asgjë, por pas minutës së 30‑të Apolonia duket se kërkon më shumë, duke parë që mund të pretendojë, ndërsa Liçaj, pa mbaruar 45 minutat e para, largon kroatin Kon dhe fut po një kroat, Alvizh. Minuta shtesë e pjesës së parë do të sillte një mundësi të mirë për miqtë. Bërkiç në zonë godet dhe topi ndalet në shtyllë, provon edhe Hoti, por vetëm korne. 45 minutat e dyta dhe Liçaj ndërhyn sërish, largon Kuqin dhe në lojë Rustemi, ndërsa trajneri i Apolonisë u beson të njëjtëve lojtarë. Pas 55 minutash lojë miqtë godasin dhe është Bërkiç, një nga më të mirët e Apolonisë, që duke shfrytëzuar edhe pakujdesinë e mbrojtjes, shënon. Gol që i godet vlonjatët dhe miqtë fitojnë siguri. Por Flamurtari kryen edhe një tjetër lëvizje, largohet Merxha dhe hyn një tjetër sulmues si Shehaj. Flamurtari luan më shumë më topa të gjatë dhe në disa raste provon, por goli mungon, kjo edhe për meritë të portierit mik, që nuk lejon të realizohet në portën e tij, megjithëse vlonjatët duket se kanë probleme në lojën sulmuese. Apolonia mbrohet mirë dhe i beson kundërsulmit, ku Bërkiç është përherë një rrezik për mbrojtjen vlonjate. Minutat shtesë, tri të akorduara nga Gjyqtari, shënojnë një tjetër moment, kur është pikërisht Haxhibuliç, që nga rreth 25 metra shkarkon të djathtën e tij dhe realizon me të vërtetë një eurogol. 2‑0 për Apoloninë dhe miqtë që mbyllin gjithçka edhe për minutat e mbetura.

Tri pikë shumë të rëndësishme për Apoloninë, që ka treguar një lojë me të vërtetë cilësore në Vlorë, ndërsa Flamurtari duhet të riparojë shumë shpejt për takimin e së mërkurës. Apolonia e meritoi fitoren, duke luajtur saktë dhe pa gabime, ndërsa Flamurtari çaloi në lojën sulmuese, megjithëse po të kishte realizuar në fillim me Brajkoviçin, loja mund të kishte marrë tjetër rrjedhë. Gjithsesi, miqtë nuk vodhën asgjë dhe morën atë që dhanë në fushën e lojës në ndeshjen me Flamurtarin, tri pikët, të cilat janë mjaft të çmuara. Ndërsa tregu i dimrit tregoi se në ekipin fierak kanë mbërritur lojtarë cilësorë.

Deklarojnë:

Edmond Liçaj, trajner i Flamurtarit: Nuk u paraqit në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Esad Karishik, trajner i Apolonisë: “Fillimi me fitore është mjaft shpresëdhënës për ne, kjo edhe pas ndryshimeve në ekip. Ne kemi qenë bashkë me Famurtarin në Antalia për fazë përgatitore dhe natyrisht prisja një ndeshje të fortë, ashtu siç edhe ishim përgatitur për një takim shumë të vështirë. Mendoj se e kemi merituar fitoren, por edhe kundërshtari zhvilloi një takim të mirë dhe duhet përgëzuar. Thjesht ne ishim pak më të mirë se Flamurtari. Takimi u zhvillua korrekt dhe për këtë i përgëzoj organizatorët. Natyrisht, tri pikë në fushën e Flamurtarit, ku kanë humnbur edhe ekipe si Tirana apo Vllaznia, do të thotë shumë, ndaj kjo fitore është për ne me shumë vlera, pasi e kemi nisur mbarë, duke shpresuar të vijojmë kështu edhe në takimet e tjera. Thashë e përgëzoj edhe Flamurtarin për atë që dha në fushën e lojës dhe natyrisht takimi ishte korrekt edhe nga vetë sportdashësit në shkallët e stadiumit.”

Apolonisë i rikthehet Muzeu Arkeologjik
Pas shumë vitesh i kyçur, i kërcënuar çdo ditë e më shumë nga shkatërrimi, duket se më në fund është vënë dorë mbi Muzeun Arkeologjik të Apolonisë. Këto ditë po punohet pikërisht mbi këtë godinë që gjendet brenda perimetrit të Manastirit të Shën Mërisë. Një projekt restaurimesh po zbatohet prej disa muajsh në Parkun Arkeologjik. Me një financim prej 6 milionë e 176 mijë lekësh të reja të akorduara nga Ministria e Kulturës, Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës Kombëtare në Tiranë, përgjegjëse për monumentet e kulturës në Apoloni, ka zbatuar një proces restaurimi në Manastirin e Shën Mërisë. Prej vitesh ishte hedhur alarmi për gjendjen e rënduar të Muzeut Arkeologjik. Çarje të konsiderueshme të murit rrezikonin strukturën e tij. Të tilla çarje gjendeshin edhe te Portiku i Manastirit, aty ku kanë qëndruar të ekspozuara vetëm disa statuja. Projekti i restaurimit ka përfshirë një rinovim të plotë të çatisë, restaurimin e mureve, vendosjen e dyerve dhe dritareve të reja. “Në godinën e muzeut, që gjendet brenda perimetrit të Manastirit të Shën Mërisë, nuk ishte vënë dorë të paktën prej 30 vjetësh. Gjendja e kësaj ndërtese ishte bërë problematike, duke shkaktuar edhe mbylljen e pavijoneve të vizitueshme të muzeut. Rikonstruksioni i plotë i ndërtesës, përfshirë çatinë dhe muret e jashtme, është hapi i parë në drejtimin e duhur për t‘i rikthyer Apolonisë muzeun e saj, që për nga larmia dhe sasia e objekteve arkeologjike që përmban është më i pasuri në të gjithë vendin”, shprehet Marin Haxhimihali, drejtor i zyrës së administrimit dhe koordinimit të Parkut Arkeologjik të Apolonisë. Kjo është faza e parë e këtij projekti restaurimi, i cili në 2009-ën do të vazhdojë me rijetëzimin tërësor të këtij muzeu, për ta kthyer atë në hapësira të ekspozimit dhe të vizitueshëm. “Vitin që vjen do të punohet për rijetëzimin tërësor të muzeut. Ende objektet janë në proces inventarizimi e më pas muzeu do të kalojë në varësi të Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë, ndërhyrja restauruese në Manastirin e Shën Mërisë është planifikuar të mbarojë në datën 20 dhjetor”, thekson Vilson Masmalaj, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare. Pas viteve ‘90, një pjesë e objekteve të Muzeut Arkeologjik të Apolonisë u shkatërruan ose u vodhën. Ky ishte dëmtimi i parë i kësaj pasurie të nxjerrë nga nëntoka. Ndërsa rrëmujat e vitit 1997 çuan në mbylljen përfundimtare të tij. Pas kësaj, një pjesë e mirë e objekteve u dërguan për ruajtje në fondet e Institutit Arkeologjik të Tiranës. Të tjerat edhe sot janë të kyçura në godinë, ekzistenca e së cilës pak ditë më parë vihej në pikëpyetje. Tashmë, me këto ndërhyrje restauruese të fazës së parë, godina është konsoliduar si strukturë. Shpresohet që punimet e 2009-ës të vijojnë që në muajt e parë, në stinën e verës, atëherë kur ka më shumë dyndje turistësh. Më shumë se një vit më parë, drejtori Haxhimihali pati ngritur shqetësimin e një bilete që vizitorët paguanin për të parë Muzeun Arkeologjik, i cili realisht ishte pothuajse inekzistent. Sot ajo biletë nuk paguhet më. Ndërsa ky projekt restaurimesh, i hartuar nga Genc Siamimi, specialist i Institutit të Monumenteve të Kulturës, duket se është një hap drejt bashkëpunimit të munguar mes strukturave përgjegjëse për ruajtjen e trashëgimisë. “Zyra e Parkut Arkeologjik shpreson se realizimi i këtij programi restaurimesh do të bëhet nxitje për një bashkëpunim më efikas në terren me strukturat e tjera të interesuara për një koordinim më të mirë të punëve, me synim nxjerrjen në pah të potencialit të vërtetë arkeologjik të Apolonisë, njërës prej perlave të qytetërimit të lashtë evropian”, shprehet Haxhimihali. Sipas tij, zyra e administrimit dhe koordinimit e Parkut Arkeologjik e ka zgjeruar aktivitetin në terren, duke synuar jo vetëm mirëmbajtjen e monumenteve ekzistuese, por edhe zgjerimin e zonës së vizitueshme të parkut. Për këtë, programi restaurues po zbatohet në disa pika, deri dje të anashkaluara, si kulla e hyrjes, termat romake, pusi antik monumental, tempulli në kuotën 104. “Synimi është dyfishimi i zonës së vizitueshme në Apoloni, e cila përbën Parkun Arkeologjik më të madh në Shqipëri për sa i përket shtrirjes së monumenteve antike dhe potencialit arkeologjik që ende s‘ka dalë në dritë”, thekson Haxhimihali.

Tritol diskos, se nuk i dha te pinte
Atentati me eksploziv ndaj diskos “My Lover” mbremjen e se martes ne lagjen “Apollonia” te Fierit ka nje te dyshuar, qe eshte ndaluar vetem pas pese oresh hetime. Shkak i hedhjes ne ere me 200 grame tritol te pjeses hyrese te lokalit, eshte bere nje qejfmbetje dhe debat mes 29 vjecarit Dionis Filipi, i arrestuar dje dhe njeriut qe e ka marre me qira ambientin, pas arrestimit te pronarit, Vullnet Hoxhallari, rreth nje muaj me pare. I dyshuari, banues ne lagjen “15 Tetori” ne qytetit myzeqar, pranoi gjate marrjes ne pyetje kryerjen e ketij akti, duke thene para hetuesve se qiramarresi Arben S., e kishte nxjerre me pa te drejte nga lokali, teksa i refuzoi te pinte me tej me nje shokun e tij. Burime zyrtare te policise thane se motivi zyrtar i ngjarjes eshte hakmarrja per motive te dobeta, ndersa gjate kontrollit te baneses se 29 vjecarit, i eshte gjetur nje arme automatike “Kallashnikov” me fishek ne goje.

Paraditen e se martes, mesohet se Dionis Filipi ka qene klient i lokalit disko “My Lover”, se bashku me nje mikun e tij. I dyshuari mesohet se ka qene nje here i denuar me pare per vepren penale te “vjedhjes”. Pas disa oresh, pronari i lokalit, (qiramarresi) ka vene re shenja dehjeje tek 29 vjecari dhe nje sjellje jo te mire ndaj klienteve te tjere. Arben S., i ka shpjeguar policise pas ngjarjes se e kishte nxjerre nga lokali per te mos prishur qetesine e klienteve te tjere, por Filipi kur kishte dale tek dera i ishte shprehur rojes se “keni per te pare cfare kam per t’ju bere”. Nuk kane kaluar shume ore, kur ne mbremje shperthimi i fuqishem, tronditi banoret e pallatit 9-katesh dhe shkaktoi demtime te disa dyqaneve lokaleve, pervec diskos “My Lover”. Ekspertet thane pas ngjarjes se sasia e tritolit ka qene rreth 200 grame, po per fat te mire nuk ka pasur te lenduar ne njerez. Deshmite e banoreve, rojes dhe qiramarresit kane zbardhur nje prej pistave per atentatin, pasi fillimisht u dyshua se ishte nje akt hakmarrje ndaj pronarit te vertete te ambientit, Vullnet Hoxhallarit. Ky i fundit u arrestua rreth nje muaj me pare nga policia, pasi ishte denuar nga Gjykata e Milanos ne Itali me 23 vite burg, per trafik droge.